Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Wisner komenton zhvillimet në Parlament: Hetimet tona (nga Kongresi), në shumë raste, kanë çuar në përparim të rëndësishëm

11/12/2023
Wisner komenton zhvillimet në Parlament: Hetimet tona  (nga Kongresi), në shumë raste, kanë çuar në përparim të rëndësishëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner flet ekskluzivisht për gazetën ‘Panorama’ në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.  Diplomati amerikan përveçse konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për SPAK, komentoi edhe situatën në Parlament.

Panorama”: Parlamenti është prej dy muajsh në ngërç, pasi opozita pretendon se i janë shkelur të drejtat kushtetuese me refuzimin e komisioneve hetimore. Thirrjes tuaj për dialog, shumica iu përgjigj me hartimin e një projektligji që, sipas ekspertëve, e kufizon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore. Cili është qëndrimi juaj për këtë?

I ngarkuari me punë Wisner: Siç e kemi pohuar më parë, një opozitë energjike është thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme. Thënë kjo, Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga partnerët tanë, përfshi Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë dhe BE-në, kemi shprehur shqetësim për ngjarjet që janë zhvilluar në Parlament gjatë muajve të fundit.

Sigurisht që mund të ketë mosmarrëveshje për politikat, por ka nevojë për dialog konstruktiv, debat me respekt, si dhe pranimi se zyrtarët e zgjedhur nga çdo parti politike punojnë për njerëzit, për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë, si dhe për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj euro-atlantike.

Edhe Kongresi ynë ka debate shumë energjike dhe ndonjëherë plot kundërshti, përfshi edhe nëpërmjet komisioneve tona hetimore. Hetimet tona, në shumë raste, kanë çuar në përparim të rëndësishëm politik dhe të politikave. Si parim i përgjithshëm, mekanizmat legjislative marrin kohë dhe janë të vështira, por një gamë mjetesh janë me rëndësi për të siguruar që demokracitë t’i debatojnë zhvillimet.

“Panorama”: Ekziston një perceptim në qarqet mediatike të analizës se vendi ka një opozitë të dobët e të përçarë dhe se pushtetet kontrollohen nga një dorë që është Kryeministri Rama. Si do t’i përgjigjeshit këtij perceptimi se ndërkombëtarët mbështesin stabilokracinë në kurriz të standardeve të demokracisë?

I ngarkuari me punë Wisner: Janë votuesit shqiptarë që zgjedhin zyrtarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament. Prandaj zgjedhjet janë aq të rëndësishme në demokraci. Edhe partitë politike kanë përgjegjësinë që të sigurohen se nxjerrin kandidatë, që meritojnë besimin e publikut dhe që do t’u shërbejnë interesave më të mira të zgjedhësve të tyre. Një opozitë e fortë, e gjallë, një shoqëri civile aktive dhe vigjilente, si dhe një shtyp i lirë dhe i pavarur janë të gjitha thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme. Panorama.com.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.