Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja socialiste e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka deklaruar se është kundër propozimit për bashkimin e Dimalit me Bashkinë Berat.

E ftuar në studion e emisionit “Ditari i Fundjavës” në A2 CNN, Memaj tha se Dimali sapo kishte fituar identitetin e tij si bashki dhe se qytetarët nuk patën mundësi ta gëzonin atë.

“Në 2021, në fund të prillit mori emrin Bashkia Dimal. Shumë keq që dimaliotët mos ta gëzonin shtëpinë e tyre të re”, u shpreh ajo.

Kryebashkiakja kritikoi mënyrën se si është hartuar projekti, duke thënë se vendimi është marrë pa transparencë dhe pa u mbështetur në treguesit e zhvillimit të bashkisë.

“Si mund të shkrihet një bashki e cila tregon që ka rritje të popullsisë? Pse duhet të shkrihet një bashki që investon me të ardhurat e veta edhe sot? Aq sa e ka investuar Bashkia Dimal në këto vite, ka investuar dhe qeveria shqiptare aty. Si do të merret më mirë shërbimi në Bashkinë Berat kur vetë distanca nga qendra është 23 km?”, tha Memaj.

Ajo u shpreh gjithashtu se propozimi për t’i lënë bashkitë e shkrira me status qyteti nuk garanton shërbime më të mira për banorët.

“Nënkryetari është një lloj si një administrator njësie. Që të kesh fuqi duhet të kesh në radhë të parë buxhetin tënd”, deklaroi ajo.

Në përfundim, Memaj i bëri thirrje Partisë Socialiste që, krahas mendimit të kryetarëve dhe këshillave bashkiakë, të dëgjojë edhe qytetarët që kanë dalë në protesta kundër reformës.

“Duket që protestat do të vijojnë. Mendimi qytetar duhet dëgjuar”, tha kryebashkiakja e Dimalit.

Projekti i propozuar nga Partia Socialiste parashikon një organizim të ri administrativo-territorial me 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative dhe ndodhet aktualisht në fazën e konsultimit publik.a.b

Po ndodh

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Bardhi i përgjigjet Ramës: Reforma territoriale, vendim i paracaktuar si tenderat e Belindës

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.