Foto ilustruese
Një ngjarje e pazakontë është raportuar mbrëmjen e së dielës në bregdetin e Himarës, ku dyshohet se nga një jaht në det janë qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër.
Sipas Policisë, rreth orës 21:00 është marrë njoftimi se të shtënat dyshohet të kenë ndodhur përballë zonës së Palasës.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues. Paralelisht, forcat e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi kanë nisur kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.
Policia bën me dije se operacioni është në vijim, me qëllim ndalimin e jahtit, verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





