Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKUZAT/ Kosovë, arrestohet deputeti Milaim Zeka

16/10/2017
AKUZAT/ Kosovë, arrestohet deputeti Milaim Zeka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Nismës Milaim Zeka është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës. Mwsohe se arrestimi i tij ka ndodhur për dyshimet se ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë
Arrestimi i ish-gazetarit është bërë nga Njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, të hënën, gjatë mesditës, raporton Gazeta Express.

Akuzat
Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen, Ilir Krasniqi.
Rreth 920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi, ka raportuar Insajderi, më 3 tetor të këtij viti.
Sipas hulumtimit të kësaj gazete, aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.
Partneri i Zekës, Ilir Krasniqi, tashmë ndodhet në paraburgim, pasi për të njëjtën skemë ishte arrestuar para disa javësh.

Policia
Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot gjatë ditës është arrestuar deputeti Milaim Zeka.
Në një përgjigje për Express, zyrtarë të Policsë theksojnë se Zeka u arrestua për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.
“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M. Z., lidhur me veprën qe ndërlidhet me ‘Mashtrim’ dhe shmangie nga tatimi. Lidhur me këtë rast Policia e Kosoves te gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmarr ne konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetentë”, kanë thënë për Express Policia e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.