Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD rimerr Kavajën për dy vjet, kryebashkiaku Sakja: Do të rikthej obeliskun “dy gishtat”

29/06/2017
PD rimerr Kavajën për dy vjet, kryebashkiaku Sakja: Do të rikthej obeliskun “dy gishtat”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mëngjesin e parë si kryebashkiaku i ri i Kavajës, Isa Sakja e kaloi larg qytetit, pranë familjes së tij, për t’u qetësuar pas një muaji fushate.
Falënderimin e parë e ka për të majtët që votuan për të, duke u shprehur se për asnjë moment nuk e humbi besimin se Kavaja do t’i jepte një leksion të gjithëve e do rikthehej në rrënjët e veta.
Fitoren ja dedikon PD, e cila nuk fitoi më 25 qershor, por në Kavajë sipas tij, tregoi se është parti e madhe.
“PD është parti e madhe në Kavajë dhe duhej të ishte forca kryesore, pavarësisht gabimeve shumë të mëdha që u bënë këtu. Ishte një revoltë që Kavaja bëri kundër krimit, një rebelim kundër trysnisë dhe presionit.
Si Kavaja nuk ka në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka patur në ’90. Nuk kishte as në 2011 pavarësisht se ishte PD në pushtet, Kavaja u rebelua dhe s’mund të ishte ndryshe në 2017”, shprehet Isa Sakja, kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës.
Pas fitores me vetëm 28 vota më shumë, Isa Sakja përqafoi rivalin e tij në garë.
“Dori u tregua civil, më uroi për fitoren, e përqafova si kavajas. Kështu jemi ne, s’kemi kohë të urrejmë njëri-tjetrin. Ne jemi qytet me lidhje sociale të forta njëri me tjetrin. Ne mund të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, thotë Sakja.
Dhe historia përsëritet. Ashtu siç Elvis Rroshi hoqi “Obeliskun e demokracisë” nga qendra e qytetit, edhe Isa Sakja do ta heqë “Obeliskun kuq e zi”.
“Ai simbol nuk kishte të bënte vetëm me Kavajën, ishte lëvizje mbarëkombëtare që diktatura antikomuniste të merrte fund. Unë kam dhënë fjalën në fushatë dhe do ta mbaj. Unë aty do të hap një konkurs mbarë kombëtar për arkitektë skulptorë piktorë dhe aty do jetë një simbol që përfaqëson atë lëvizje”.
Por cili do të jetë vendimi i parë në krye të bashkisë?
“Vendimi i parë që më takon mua si kryetar, është që ta hap Kavajën për qytetarët. Prej dy vitesh bashkia ishte kthyer në një bunker”.
Shpreh pozitiv për bashkëpunimin në vijim me kreun e qeverisë Rama.
“Besoj se bashkëpunimi mes nesh është i detyrueshëm, ai për hatër të banorëve të Kavajës, unë për hatër të banorëve të Kavajës. Ne s’kemi pas asnjëherë shkëmbime sms, besoj se nuk është tabu dhe mund të bëhet”, thotë Isa Sakja. TCH

Kavaje, obelisku i vjeter
Kavaje, obelisku i ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.