Në foto Kryeministri Rama gjatë vizitës 5 dite me pare ne repartin ku ndodhi shpërthimi
Shkak i shpërthimit sonte ne mbremje ne Ballsh ka qënë nje valvul e cila ka qenë e bllokuar me qëllim arritjen e presionit të duhur që kërkohet në sistemin e përpunimit përfundimtar të naftës.
Pikërisht në këtë repart ka qenë edhe kryeministri Rama para 5 ditësh, sic tha edhe kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Ai inaguroi nisjen e punës në rafineri.

Punonjësit e saj kishin të paktën 9 muaj pa paga ndërkohë që edhe nisja e punës dhe transferimi i pronësisë së rafinerisë dhe ARMo është ende i paqartë.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar një të vrarë dhe 6 të plagosur, tre prej te cileve jane ne gjendje te rende.
Në uzinë në atë kohë po punonin rreth 130 punonjës ndërkohë tek reparti po punonin mbi 10 punëtorë.
Nderkohe sipas burimeve nga spitali I Ballshit numri I te plagosurve ka shkuar ne gjashte.
Flaka eshte eshte nen kontroll nderkohe qe sundon alarmi per reaktoret.






