Dy shqiptarë u vranë mbrëmë në periferi të Anconas në Itali ndërsa policia ka nisur hetimet për shkakun e vrasjes së dyfishtë. Vrasje në Canegrate në lagjen Valverde ndërkohë që dy viktimat dyshohen se janë vëllezër.
Në orën 23:00 policia u njoftua nga një telefonatë për një ngjarje që dukej si aksident, por rezultoi ndryshe.
Kur mbërriti policia panë se dy trupat në makinë ishin mbushur me plumba. Ata duket se kanë tentuar të shpëtojnë, por nuk ia kanë dalë dot dhe kanë vdekur nga breshëria.
Sipas policisë pista kryesore është ajo e vrasjes për pazare kriminale që lidhen me drogën dhe prostitucionin. Ende nuk dihet identiteti i viktimave.






