Policia ka njoftua se të plagosurit nga shpërthimi në Rafinerinë e Naftës në Ballsh janë transportuar për në Fier me urgjencë. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që deri tani bëhet fjalë për 4 të plagosur.
Një zjarr i madh ka përfshirë sektorin ku ndodhi shpërthimi.
Burime nga vendngjarja raportojnë për disa të lënduar, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë.
Si pasojë e zjarrit në uzinë rrezikohet sektori i reaktorëve.






