Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Celula e “xhihadistëve” të Shkodrës, në shënjestër edhe Burgun 302

10/11/2016
DETAJE/ Celula e “xhihadistëve” të Shkodrës, në shënjestër edhe Burgun 302
Share on FacebookShare on Whatsapp

Burgu 302 në Tiranë, i njohur ndryshe si paraburgimi “Mine Peza” dyshohet se ishte shënjestër e celulës së ISIS-t, e shkatërruar në Shkodër fundjavën e kaluar.
Në këtë paraburgim qëndrojnë disa nga të dënuarit e dosjes së xhihadistëve, të cilët u burgosën me 120 vite burg në Maj të këtij viti nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Shërbimet informative të disa vendeve me anë të përgjimeve kanë arritur të kapin biseda mes 4 të arrestuarve në Shkodër për organizimin e një sulmi në këtë burg.
Synimi i tyre ka qenë marrja hak ndaj 9 të dënuarve dhe lirimi i tyre. Drejtimi i celulës së Shkodrës bëhej nga Kosova. Personi që ishte kontakti mes anëtarëve në Shqipëri dhe Kosovë ishte imami i arrestuar Xhezair Fishti.
Hyrje-daljet e tij në Kosovë janë të shumta dhe ka prova që ai është takuar me disa nga të arrestuarit në këtë vend. Përveç rolit si pikë lidhje mes dy vendeve Fishti propagandonte pro Shtetit Islamik në ligjëratat e tij në xhami të ndryshme. Ka dyshime se sulme terroriste mund të kishte edhe në Kosovë për këtë arsye atje u prangosën 7 persona. Në dosjen e shërbimeve sekrete ka biseda mes të arrestuarve edhe për një sulm të mundshëm në stadiumin e Shkodrës ditën e ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Sulmi do të kryhej në mënyrë të sinkronizuar me shpërthime jashtë stadiumit dhe më pas do të qëllonin me armë. E gjithë celula në Shqipëri-Kosovë dhe Maqedoni dyshohet se drejtohej nga xhihadisti më i famshëm shqiptare që lufon përkrah ISIS, Lavdërim Muhaxheri. /TVKlan/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.