Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZONAT PROBLEMATIKE/ Përmbytjet, Emergjencat Civile bëjnë panoramën e dëmeve dhe paralajmërojnë…!

09/11/2016
ZONAT PROBLEMATIKE/ Përmbytjet, Emergjencat Civile bëjnë panoramën e dëmeve dhe paralajmërojnë…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reshjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe te vendit.
Drejtoria e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme po ndjek nga afër situatën. Në terren për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet janë angazhuar mbi 3.500 forca si dhe 70 mjete.
Nga Bordi rajonal i Kullimit Lezhë është ndërhyrë për përforcimin e 3 argjinaturave në lumin Drojë, në Lumin Mat në Shën Koll, në lumin Bunë në Daragjat, si dhe në grykë-derdhjet e kolektorëve kullues.
Të gjithë hidrovorët e zonës së ulët  të përfshira nga reshjet e shiut në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Kavajë kanë funksionuar normalisht.
Sipas parashikimeve, për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Vjosë priten të krijohen probleme përgjatë rrjedhës së tij deri në grykë-derdhjen në det.

Zonat që mund të preken janë…

QARKU GJIROKASTËR
Në zonën e Memaliajt priten përmbytje dhe dalje të ujit mbi urën e Memaliajt.

QARKU  FIER
Priten përmbytje të tokës bujqësore dhe prekje të banesave të fshatrave Frakull, Kafaraj, Çervenë.

QARKU  VLORË
Priten përmbytje të fshatrave të njësisë administrative, Pishporo, Novoselë, Fitore dhe bashkia Selenicë.

QARKU TIRANË
Nga përmbytjet, në Kamëz 110 familje janë larguar përkohësisht nga banesat, në Paskuqan janë evakuuar 40 familje. Ata janë strehuar në palestrën e Shkollës “Gramoz Palushi” dhe në atë të shkollës “Vëllazërimi” në Babru, në shkollën “Isa Boletini”, Laprakë dhe shkollën “Ramazan Jarani”. Rezervat e Shtetit do të bëjnë furnizimin me set fjetje.

QARKU DIBËR
Në bashkinë Bulqizë në Njësinë Administrative Gjoricë, ka rritje të nivelit të prurjeve të lumit Drini i Zi. Prurjet kanë sjellë dëmtimin e argjinaturës së lumit në një segment rreth 500 m. Kjo rrezikon të sjellë përmbytjen e tokave bujqësore përgjatë lumit Drin, në Njësinë Administrative Gjoricë dhe Luzni, gjithashtu rrezikon edhe disa shtëpi banimi e jetë njerëzish. Përfaqësues të Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën dhe po marrin masa për të shmangur pasojat.
Në bashkinë Mat në fshatin German, të Njësisë administrative Komsi, është dëmtuar dhe rrezikon të shembet ura që lidh disa fshatra të kësaj zone. Edhe në fshatin Storjan, janë dëmtuar dy ura druri pasarelë.
Në Njësinë Administrative Derjan, në fshatin Barbullenj, ka patur rrëshqitje masive dherash në një segment rruge, të cilën e ka bërë të pa kalueshme. Kjo rrugë lidh Njësinë Administrative Derjan dhe Lis.
Bashkia Mat, ka organizuar punonjës të saj, për të hapur me mjete këto segmente problematikë.

QARKU LEZHË
Në fshatin Gurrëz të bashkisë Kurbin, u evakuuan 2 familje.

QARKU SHKODËR
Në qarkun Shkodër nga përmbytje janë nën ujë rreth 360 ha tokë. Zonat më të prekura janë njësitë Administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit, Postribë.
Gjithashtu është dëmtuar argjinatura e Darragjatit në dy segmente.
Ndërkohë janë marrë masat nga strukturat e emergjencave pranë kësaj Bashkie në bashkëpunim me strukturat e FNSH për të bërë evakuimin e disa familjeve.
Në Njësinë Administrative Bërdicë, ka mungesë të energjisë elektrike në të gjithë njësinë.
Në Njësinë Administrative Shosh, janë dëmtuar ura e Brashtës, Pep-Sumaj, si dhe urat këmbësore Nicaj e Palaj janë dëmtuar.
Gjithashtu edhe në njësinë Administrative Pult, janë prishur dy ura ajo e Boxhsit dhe e Mgullës nuk kalohet në fshatrat Plan, Xhan, Bruçaj.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit nuk ka energji elektrike në 75% të zones dhe po punohet për rikthimin e saj. Rruga e Obotit rrezikon të bllokohet.
Në Njësinë Administrative Kelmend është prishur plotësisht ura e Suhes dhe është bllokuar rruga te Gropat e Selcës nga shembja e dheut.
Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.