Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Si i la biznesmeni 5 milionë lekë gjyqtares në tavolinë dhe si “u arratis” nga gjykata

08/11/2016
RRËFIMI/ Si i la biznesmeni 5 milionë lekë gjyqtares në tavolinë dhe si “u arratis” nga gjykata
Share on FacebookShare on Whatsapp

Biznesmeni Ervin Braho u arrestua të hënën me akuzën për korrupsion aktiv pasi i ka ofruar 500 mijë lekë të reja gjyqtares, në Gjykatën Administrative  të shkallës së parë Tiranë, Selvie Gjoçaj.
41-vjeçari i ka ofruar shumën e parave në këmbim të favoreve në kuadër të një procesi gjyqësor administrativ që ishte duke u gjykuar në këtë gjykatë nga Gjoçaj, në të cilin  shoqëria “Fada-1” sh. p. k. me administrator Brahon ishte palë paditëse (nga Ministria e Energjisë).
Braho ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të korruptuar gjyqtaren duke i shkuar direkt në zyrë. Më 26 janar të këtij viti, rreth orës 14:30, ia ka shkuar në zyrën e saj dhe në një moment kur sekretarja e saj ka dalë jashtë, ka nxjerrë nga xhepi i brendshëm i xhupit një mbështjellje pako me gazetë.
Në këtë moment gjyqtarja i është drejtuar me fjalët: “Jo në asnjë mënyrë’’ , por biznesmeni e ka lënë aty pakon dhe është larguar menjëherë nga zyra.
Gjyqtarja i ka kërkuar sekretares së saj, që të thërriste personin që sapo kishte dalë nga zyra e saj, por Braho është larguar nga ambientet e gjykatës menjëherë.
Në këtë kohë sekretarja, ka njoftuar punonjësin e sigurisë, por ndërkohë biznesmeni kishte shkuar te makina e tij në oborrin e gjykatës.
Punonjësi i sigurisë njoftoi Brahon që të kthehej sërish në zyrën e gjyqtares, por ai i është përgjigjur “po, po” dhe  ndërkohë po largohej me automjetin  e tij.
Pas hapjes së pakos në prani të kancelarit Arbër Kushe, punonjësve të IT, Erind Kalaveshi dhe Gentian Aliaj, punonjësit të sigurisë Sabah Mera dhe sekretares Anisa Zoto, është bërë hapja e pakos, ku është konstatuar se në të kishte shumën prej 500.000 lekë (të reja).
Gjatë dëshmive në Prokurori, gjyqtarja ka deklaruar se me të pandehurin Ervin Braho nuk ka pasur asnjë kontakt, jashtë seancave gjyqësore.
leke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.