Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Ja kush është dhe si u denoncua biznesmeni që tentoi korruptimin e gjyqtares me 5 milionë lekë

07/11/2016
FOTO/ Ja kush është dhe si u denoncua biznesmeni që tentoi korruptimin e gjyqtares me 5 milionë lekë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ervin Braho është biznesmeni i arrestuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim nga policia pasi tentoi të korruptonte gjyqtaren që kishte në ngarkim një çështje të tij.  Biznesmeni u shpall në kërkim nga efektivët si i akuzuar për korrupsion, pasi i la gjyqtares në zyrë një zarf me 5 milion lekë për të dhënë një vendim në favor të tij.
Braho, biznesmeni nga Pogradeci që prej gati dy vitesh po zhvillon një proces gjyqësor administrativ kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, është shpallur në kërkim me një vendim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Nga të dhënat rezulton se Braho akuzohet për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit” dhe “Korrupsion”. Kjo pasi siç mësohet tre ditë më parë Ervin Braho ka shkuar në zyrën e gjyqtares Selvije Gjonçaj, duke i lënë kësaj të fundit mbi tavolinë një zarf me shumën financiare prej 5 milion lekësh.
Nga burimet mësohet se gjyqtarja Gjonçaj ka pasur në dorë çështjen për gjykim ku Braho ka paditur ministrinë, për dëmshpërblim financiar, pasi sipas tij ka qenë ministria ajo që ka penguar ndërtimin e një HEC-i mbi lumin Mat.
Padia është regjistruar në emër të kompanisë “Albanian Hidropoëer 2013”, e cila prej gati dy vitesh po zhvillon gjyq me ministrinë. Nga nisja e këtij gjyqi dhe deri tani janë ndryshuar dy gjyqtarë në këtë çështje, si Emiljano Ruli dhe Elvana Cicolli. Pas përjashtimit të këtyre dy gjyqtarëve çështja i kishte rënë për gjykim Selvije Gjonçaj, por edhe kjo e fundit tashmë do japë dorëheqjen për shkak se prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet se në këtë çështje janë kryer afera korruptive.
Megjithëse procesi gjyqësor nuk ka qenë në daljen e një vendimi përfundimtar, biznesmeni Ervin Braho ka zgjedhur të korruptojë gjyqtaren Gjonçaj, që në fillim. Për të fituar në favor të tij procesin gjqyësor, mësohet se biznesmeni Braho ka takuar në zyrë gjyqtaren Gjonçaj. Në bisedë e sipër 35-vjeçari i shpallur në kërkim i ka lënë në zyrë një zarf me shumën prej 5 milion lekë të vjetra gjyqtares dhe është larguar. Kundërshtimeve të gjyqtares, thuhet në kallëzim, biznesmeni Braho i është përgjigjur me buzëqeshje. Ai nuk ka pranuar të marrë mbrapsht zarfin me lekët dhe është larguar nga ndërtesa.
Në këto kushte, gjyqtarja ka njoftuar policinë dhe Prokurorin për Krime të Rënda, ku edhe ka depozituar kallëzimin penal, ku ka treguar me detaje të gjithë skemën e krimit. Për llogari të këtij hetimi nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore janë sekuestruara paratë, pamjet filmike të gjykatës ku duket qartë momentin kur biznesmeni Braho hyn dhe del nga zyra e gjyqtares, si dhe kërkesa që sekretarja e gjyqtares i bënë në korridor biznesmenit Braho që të kthehet të marr zarfin.
Veç kompanisë “Albanian Hidropoëer 2013” Ervin Braho zotëron kompaninë “Fada 1” me qendër në Pogradec e cila ka si objekt “Tregtimi i artikujve të ndryshëm industriale, fruta perime, materiale ndërtimi, artikuj elektroshtëpiake, produkte bujqësore e blegtorale, elektrike dhe mekanike, hotele, motele, nxjerrja shfrytëzim, përpunim, tregtim të mineraleve të të gjitha kategorive si dhe nxjerrje,shfrytëzim, përpunim e tregtim të gurëve dhe zhavorreve.

ervin braho1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.