Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mali i Zi është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale në Danilovgrad, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri në një poligon qitjeje ndërsa qeveria malazeze ka shpallur 1 dhe 2 shtatorin ditë zie kombëtare.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, pak pas orës 16:00, në poligonin e qitjes “Češka Zbrojevka”, pranë Danilovgradit. Sipas autoriteteve dhe mediave malazeze, tre viktimat ishin punonjës të poligonit.

Viktimat janë identifikuar si Petar Globarević, 24 vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjić, 67 vjeç, nga Danilovgradi, dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica.

Policia malazeze ka shpallur në kërkim shtetasin rus Mihail Šabunjin, 30 vjeç, i dyshuar për autorësinë e vrasjes së trefishtë.

Pas ngjarjes, policia dyshon se Šabunjin është larguar nga vendi i krimit me një automjet tip “Seat Cordoba”, ngjyrë e zezë, me targa PG AC 472. Automjeti është në pronësi të babait të njërit prej viktimave.

Mjeti është gjetur më vonë në zonën e Rogamëve, pranë restorantit “Stefan”, ndërsa kërkimet për të dyshuarin vijojnë. Autoritetet kanë paralajmëruar se 30-vjeçari mund të jetë i armatosur.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe, për sa kohë vijon operacioni, të qëndrojnë në banesat e tyre.

Sponsorizuar

“Ftojmë qytetarët që, nëse kanë të dhëna për personin e dyshuar ose e vërejnë atë, të raportojnë të dhënat për vendndodhjen dhe lëvizjet e tij në Drejtorinë e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka deklaruar se është në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë për hetimet dhe lokalizimin e autorit të dyshuar.

Spajić tha se pret që personi përgjegjës të vihet përpara drejtësisë sa më shpejt.

Në shenjë zie pas ngjarjes, qeveria ka shpallur dy ditë zie kombëtare, 1 dhe 2 shtator, ndërsa në Danilovgrad është shtyrë edhe nisja e vitit të ri shkollor. Mësimi do të nisë të enjten, më 3 shtator.

Ndërkohë, policia vijon operacionin për gjetjen dhe arrestimin e Mihail Šabunjin, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes së trefishtë.a.b

Po ndodh

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

21/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej