Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tragjike në Vlorë/ 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri në hotel ndërron jetë në Turqi

29/08/2026
Tragjike në Vlorë/ 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri në hotel ndërron jetë në Turqi
Share on FacebookShare on Whatsapp

25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila pësoi djegie të rënda nga zjarri që përfshiu pak ditë më parë një hotel në Vlorë, ka ndërruar jetë në Turqi.

E reja ishte dërguar në Turqi dy ditë pas ngjarjes, me qëllim marrjen e një trajtimi më të specializuar mjekësor. Fillimisht ajo u transportua në një spital në Shqipëri, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u nis drejt Turqisë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 25-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:05 të mëngjesit të 16 gushtit, në ambientet e brendshme të hotelit “Brooklyn”, në lagjen “10 Korriku”, në Lungomare të Vlorës.

Sipas Policisë së Vlorës, pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, zjarri dyshohet se ka qenë aksidental dhe ka nisur nga djegia e një prize elektrike të frigoriferit në ambientet e restorantit.

Flakët u përhapën me shpejtësi në hotel, ndërsa pushuesit ndodheshin në dhomat e tyre. Situata ishte veçanërisht e rrezikshme në katin e dytë, ku disa persona mbetën të bllokuar nga tymi dhe flakët.

Për t’i shpëtuar zjarrit, disa prej pushuesve u detyruan të dilnin nga dritaret dhe të hidheshin nga lartësia, duke pësuar dëmtime.

Vdekja e 25-vjeçares në Turqi e rëndon bilancin e kësaj ngjarjeje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit.m.k

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.