Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Si pasojë e shpërthimit, gjashtë persona, pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka të dhëna të qarta për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit.
Informacioni është paraprak, ndërsa priten të dhëna të tjera në vijim.





