Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Fierit ka caktuar masat e sigurimit për katër persona të dyshuar për tjetërsimin e rreth 77 hektarëve tokë në zonën e Levanit, përmes dokumenteve të falsifikuara.

Ervin Habilaj dhe Ertis Shehu janë lënë në masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa Hidir Zani është arrestuar me të njëjtën masë. Për Emiljano Rukon është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore”.

Sipas Prokurorisë, hetimi lidhet me procedimin penal nr. 1715, të nisur më 5 nëntor 2025, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet kanë nisur pas dyshimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit, si dhe për tjetërsimin e tyre dhe qarkullimin e vlerave monetare të përfituara.

Çështja lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që parashikonte njohjen e të drejtës së kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit.

Sipas organit të akuzës, një prej trashëgimtarëve përfitues, Ervin Habilaj, kishte përfituar më pas, me vendimin nr. 1944, datë 26.11.2018, të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kompensim financiar në vlerën 53.8 milionë lekë.

Sponsorizuar

Pavarësisht kompensimit financiar, gjatë vitit 2023 dyshohet se janë ndjekur procedura për regjistrimin e gjashtë pasurive në ZK nr. 2436, me sipërfaqe totale rreth 71.7 hektarë, duke iu referuar vendimit nr. 246, datë 21.02.2008.

Hetimi ka evidentuar veprimet e Ertis Shehut, ish-drejtor i ASHK Fier, dhe Emiljano Rukos, ish-hartograf pranë ASHK Fier, lidhur me trajtimin administrativ dhe kadastral të dokumentacionit të përdorur për regjistrimin e pasurive.

Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë tjetërsuar përmes shitjes, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme. Prokuroria vijon verifikimet për transaksionet, gjurmimin e vlerave monetare dhe destinacionin e tyre.

Gjatë hetimit janë sekuestruar edhe 715.976 euro, të depozituara në llogarinë bankare të Ervin Habilajt, si dhe dokumente, pajisje elektronike dhe materiale të tjera që do t’i nënshtrohen verifikimeve.

Ndërkohë, Ertis Shehu ishte arrestuar dy ditë më parë edhe në kuadër të një tjetër hetimi për tjetërsimin e rreth 147 hektarëve tokë në zonën e Semanit.a.b

Po ndodh

Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej