Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

29/08/2026
DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në ditën e 91-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët vijojnë marshimin dhe fjalimet në shesh, duke kërkuar ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit.

Një prej protestuesve, gjatë fjalës së tij, vlerësoi qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe deklaroi se rezistenca do të vijojë deri në largimin e Ramës.

“Kemi thyer rekordet e protestës nga ’91 deri sot. Ne do ta nxjerrim Shqipërinë nga balta dhe do të rrimë këtu edhe 900 ditë. Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”, u shpreh protestuesi.

Ai akuzoi gjithashtu institucione dhe segmente të ndryshme të shoqërisë se janë ndikuar nga krimi dhe politika.

“Jemi të bindur që arsimi, bashkia, intelektualët janë blerë nga krimi”, deklaroi ai.

Kritika pati edhe për strukturat e Policisë së Shtetit. Protestuesi pretendoi se drejtues të policisë janë përfshirë në veprimtari kriminale.

“Drejtorë policie arrestohen me kriminelë, këta nuk kanë sedër, janë këlyshë”, tha ai.

Megjithatë, ai bëri dallim mes drejtuesve dhe efektivëve të policisë, duke theksuar se në radhët e uniformave ka edhe punonjës të ndershëm. Si shembull, ai përmendi efektivët që kanë marrë pjesë në arrestimin e Ergys Agasit dhe Ilir Beqajt.

Në protestën e 91-të foli edhe një qytetar i moshuar, i cili përcolli mesazhe të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Sponsorizuar

Ai akuzoi Ramën se po injoron kërkesat e protestuesve dhe kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa bëri thirrje për hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve që, sipas tij, kanë abuzuar me pushtetin.

“Rama nuk reagon dhe i injoron kërkesat tona. Ne i duam hajdutët në burg, ai i liron. Shqipëria nuk është e Ramës dhe Berishës, por e djemve dhe vajzave tona”, u shpreh ai.

I moshuari kërkoi gjithashtu që t’u hapet rrugë brezave të rinj dhe bëri thirrje për hetimin dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe personave të tjerë që ai i cilësoi si bashkëpunëtorë.

“Nuk kemi frikë nga patronazhistët. Hapni rrugën brezit të ri, arrestoni Ballukun me kompani”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, qytetari iu referua edhe çështjes së Çamërisë, duke deklaruar: “Mos hap konsullatë në Shkodër, por në Çamëri”.

Një pjesë tjetër e fjalimit iu kushtua pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Ai i bëri thirrje kryeministrit të marrë masa për qytetarët që, sipas tij, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e jetesës dhe trajtimit shëndetësor.

“Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para për t’u kuruar dhe për të jetuar. Bëj diçka për invalidët”, deklaroi ai.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej