Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tragjedi në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarrin e banesës, familja me origjinë shqiptare

27/08/2026
Tragjedi në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarrin e banesës, familja me origjinë shqiptare

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp


Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një banesë dykatëshe në zonën Mandarin.

Sipas informacioneve të komunitetit shqiptar, familja është me origjinë nga Lushnja dhe jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 05:13 të mëngjesit të së mërkurës në Windergate Drive. Zjarrfikësit kanë mbërritur rreth katër minuta më vonë dhe kanë gjetur banesën të përfshirë nga flakët në katin e parë, ndërsa kati i dytë ishte mbuluar nga tymi i dendur.

Dy të rritur dhe dy fëmijë kanë mundur të dalin nga banesa para mbërritjes së zjarrfikësve dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Tre fëmijët e tjerë janë gjetur pa shenja jete brenda banesës.

Sipas komunitetit shqiptar, viktimat janë dy binjakë 11-vjeçarë dhe një djalë 2-vjeçar.

Një foshnjë 2-muajshe dhe një i rritur raportohet se janë nxjerrë nga dritarja e katit të dytë, ndërsa persona që ndodheshin pranë banesës kanë ndihmuar për t’i kapur pasi u nxorën jashtë.

Zjarrfikësit kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll rreth orës 05:38. Banesa është shkatërruar plotësisht, ndërsa dy banesa të tjera pranë saj kanë pësuar dëmtime.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende për t’u përcaktuar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.m.k

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej