Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

27/08/2026
DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Problematikat e territorit, kostot e larta të jetesës dhe zhvillimi urban i Tiranës kanë qenë në qendër të fjalimeve gjatë protestës së 89-të qytetare para Kryeministrisë.

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë kërkoi anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ndërsa e lidhi situatën e territorit me problematikat e përditshme të kryeqytetit, si mungesa e hapësirave, ajrit dhe trafiku i rënduar.

“E kemi kuptuar se nuk ka kuptim Rama në burg, pa Berishën apo anasjelltas. Dhuna informale dhe ajo e organizuar me ligj do të vazhdojnë. Shqipëria kërkon revolucion. Mungon ajri, hapësirat, trafiku i rënduar. Të gjitha këto bëhen me leje dhe me ligj. Pavarësisht se lejet miratohen, zbatimi nuk bëhet. Ndaj mendoj se rruga e re që po ndjekim sjell shpresë për territorin. Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”, tha ai.

Në protestë foli edhe studenti dhe aktivisti Kleidi Memo, i cili ngriti shqetësimin për rritjen e kostove të jetesës për të rinjtë në Tiranë. Sipas tij, qiratë përbëjnë një nga barrët kryesore financiare për studentët dhe të rinjtë që jetojnë në kryeqytet.

Memo e lidhi rritjen e çmimeve të banesave dhe qirave me ritmet e larta të ndërtimit, duke ngritur pikëpyetje mbi raportin mes ofertës së re të banesave dhe nevojave reale të popullsisë.

“Ndërtimet vijojnë edhe pse popullsia po bie, duke prodhuar një paradoks të qartë. Prodhimi i madh i banesave po drejtohet nga kapitali investues dhe jo nga nevoja reale për strehim, pra për të pastruar paratë”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, aktivisti vuri në dukje edhe hendekun që, sipas tij, ekziston mes kostos reale të ndërtimit dhe çmimeve përfundimtare të apartamenteve në treg.

Ndërkohë, arkitektja Dorjana Musai u ndal te zhvillimi urban i Tiranës, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar trafiku dhe ndërtimet e shumta në kryeqytet.

“Kryebashkiaku na mësonte që të ecnim me biçikletë, ta linim në shtëpi makinën. Problemi u bëmë ne. Ne bëjmë trafikun, marrim makinën, ne parkojmë keq, s’dimë të qarkullojmë”, tha Musai.

Arkitektja kritikoi gjithashtu betonizimin e zonave të gjelbra dhe zgjerimin e ndërtimeve drejt territoreve jashtë qytetit.

“Betoni për ta nuk është vetëm material ndërtimi, është forca e tyre. Kur betoni bëhet forma e pushtetit, ai kërkon vazhdimisht territor të ri. Nuk kurseu qytetin e vjetër, vilat, lagjet e vjetra të Tiranës, lulishtet mes pallateve. Më pas dolën nga qyteti, shkuan te tokat bujqësore. Shkuan në bregdet, në Zvërnec e deri te lagunat. Dhe tani, me Paketën e Maleve, po ngjiten drejt pyjeve dhe maleve, model që kërkon territorin e ardhshëm që mund të kthehet në kantier.

Ndryshimi i planeve, statuset e veçanta, investitori strategjik, ligji 21/24 dhe instrumentet që flasin në çdo letër për zhvillim. Kur pushteti përdor fuqinë e vet për të hapur territorin ndaj një interesi dhe pastaj e vendos atë përballë komunitetit që jeton aty, investitori strategjik bëhet levë. Çfarë ka prodhuar gjithë ky ndërtim? Kemi ndërtuar më shumë apartamente, por një çift i ri e ka të vështirë të blejë një prej tyre. Të rinjtë vazhdojnë të ikin.

Tokën bujqësore e kemi kthyer në truall. Kush po i blen të gjitha këto? Popullsia po bie, të rinjtë po largohen, familjet po bëhen më të vogla, ndërsa ne vazhdojmë të ndërtojmë sikur Shqipëria po mbushet me njerëz? Miliarda euro futen në beton pa pyetur mjaftueshëm nga vijnë këto para”, deklaroi Musai.

Po ndodh

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

27/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.