Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit, duke ngritur dyshime mbi mënyrën dhe rrethanat në të cilat u ekzekutua masa e sigurisë ndaj tij.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Ambrozia Meta për rolin e Edi Ramës dhe mundësinë e përfshirjes së Belinda Ballukut në arrestim, Berisha tha se, nëse arrestimi ka qenë i negociuar, atëherë sipas tij ai është negociuar nga kryeministri.
Sali Berisha: Pyetje e drejtë. Në rast se ky është një arrestim i negociuar, nuk ka diskutim që është një arrestim i negociuar nga Edi Rama. Dhe pastaj bëhet një proces si në rastin e Ilir Beqajt, që i thonë ke ngrënë një drekë me paratë e evropianëve në restorantin tënd dhe dënohesh me kaq, paçka se në anën tjetër janë 300 milionë koncesionet e shëndetësisë dhe nuk thuhet një fjalë. Madje edhe ai zëvendësministri, që e kishte si kushëri ky, u lirua fare.
Pra, kemi të bëjmë me një rast ku Edi Rama arrin nëpërmjet kontrollit që ka me SPAK-un ta ripërsërisë… apo të bëjë siç bënë me Alqi Bllakon. A e di ku është sot Alqi Bllako? Është këshilltar i Haram Begajt, i dënuar me burg për vjedhjet që ka bërë në djegësat, tani është këshilltar i Bajramit.
Kush paguan më shumë, shkon më lart. Nuk ka këtu.
Prit ti, Oltion Bistri, kur ta shohësh ndonjë ditë në funksionet më të rëndësishme.
Nuk kanë këta asnjë lloj kriteri moral apo zyrtarë të vërtetë.
Në këtë kuadër, thashë këto elementë që rendita flasin që është një arrestim i negociuar.
Pse?
U bënë përpjekje që ta paraqesin të zhdukur si Vis Martinin dhe tentativa të forta në këtë drejtim.
Menduan se duke nxjerrë opozita një tezë të tillë, do ta bënin më të besueshme.
Por opozita nuk ra në kurthe të tilla.
Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë e la këtë krejtësisht të zbuluar dhe ne e denoncuam.
Ky lëvizte, ky shkonte në Surrrel.
U bë pra tepër vulgare dhe akuzuese për Edi Ramën prania e tij e lirë.
Kështu që ka shumë mundësi që Rama bëri një marrëveshje me të për ta mbyllur siç mbylli dosjet e tjera ku është vetë i implikuar gjer në palcë. Tek djegësi i Tiranës që ka dhënë tetë muaj përpara bonusin për kompaninë që nuk ekzistonte. Apo të tjera me radhë.
Në këtë kuadër, a ka mundësi të jetë një ndërhyrje e Ballukut kundër Ramës? Nuk përjashtohet, por ç’është e vërteta ajo që më prish punë në të gjithë këtë, nallanet dhe pantallonat e shkurtra flasin më shumë për tezën e parë.
Mundet pa diskutim që ndikimi i Lubisë tek drejtori aktual i përgjithshëm është patologjik dhe të kenë vepruar.
Çfarë do t’i sillte Lubisë kjo tani në qoftë se ka bërë? Kjo shtrinte lakun e saj jo vetëm në fytin e Edi Ramës, por edhe në fytin e Linda Ramës.
Kështu që, një siguri ia jepte edhe më të madhe Lubisë që në qoftë se ti nuk heq dorë ose në qoftë se ti lëkundesh në mbrojtje ndaj saj, ndaj Lubisë, atëherë nuk do jesh vetëm ti që do shkosh me Lubinë, por do jetë edhe Linda, patronazhistja e AKSHI-t që do të ndjekë nga mbrapa.
Në pallatet e krimit nuk ka intrigë që nuk mund të përfytyrohet.
Berisha i paraqiti këto deklarata si vlerësime dhe akuza politike mbi rrethanat e arrestimit të Agasit. Pretendimet për një arrestim të negociuar apo marrëveshje mes personave të përmendur nuk janë të provuara nga njoftimi i SPAK për arrestimin.r.p





