Pamjet e siguruara nga droni.al nga momenti i arrestimit të Ergys Agasit tregojnë ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit në një aks rrugor në Durrës.
Në video shihet automjeti ku ndodhej Agasi, i cili është ndaluar nga policia në rrugë. Pranë makinës afrohen disa efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa zona rrethohet nga forcat e angazhuara në operacion.
Në vijim të pamjeve, efektivët shfaqen duke ndërhyrë pranë automjetit dhe duke nxjerrë personat që ndodheshin në të. Një prej personave shihet i shoqëruar nga policët larg automjetit, ndërsa efektivët vijojnë kontrollin e situatës.
Pamjet tregojnë gjithashtu praninë e madhe të forcave policore në vendin e ngjarjes dhe automjete të ndaluara në rrugë, ndërsa operacioni vijon nën mbikëqyrjen e efektivëve.
Arrestimi i Agasit u krye në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, pas ndjekjes së automjetit nga Elbasani drejt Durrësit.
Në të njëjtin automjet ndodhej edhe Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit, i cili gjithashtu është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim.a.b





