Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia konfirmon arrestimin e Ergys Agasit, në pranga edhe ish-drejtuesi i Policisë së Elbasanit

26/08/2026
Policia konfirmon arrestimin e Ergys Agasit, në pranga edhe ish-drejtuesi i Policisë së Elbasanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Arrestimi u krye në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK.

Në momentin e arrestimit, Agasi udhëtonte me një automjet ku ndodhej edhe Ulian Shpataraku, ish-drejtues i Policisë së Elbasanit. Ulian Shpataraku ka drejtuar Policinë e Elbasanit si drejtor i komanduar kur Ilir Proda la këtë drejtori dhe u bë drejtor i Policisë së Shtetit. Më herët ishte n/drejtor. Në 2022 ka qenë shef Antidroge në këtë qark, është pezulluar dhe proceduar për lirimin e një personi në kërkim dhe në maj të këtij viti u përjashtua përfundimisht nga Policia e Shtetit.

Policia ka konfirmuar se Shpataraku është kapur dhe arrestuar gjithashtu gjatë operacionit.

Agasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve të një dosjeje të bujshme, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza të lidhura me veprimtarinë kriminale dhe procedurat e prokurimeve publike.

Arrestimi i dy personave është bërë pjesë e operacionit “The Wanted”, ndërsa pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin më shumë detaje mbi rrethanat e ndalimit dhe akuzat konkrete që lidhen me secilin prej tyre.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej