Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

26/08/2026
DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi ka qenë një nga temat kryesore të fjalimeve gjatë protestës së 88-të qytetare përpara Kryeministrisë.

Një prej të rinjve që mori fjalën para protestuesve e cilësoi arrestimin e Agasit si një dëshmi, sipas tij, të rënies së qeverisë dhe të fundit politik të kryeministrit Edi Rama.

“Arrestimi i Agasit tregon se shteti ka rënë. Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave. Kur arrestohet krahu i djathtë i kryeministrit, kjo tregon se kjo qeveri ka rënë dhe se nuk ka qenë kurrë e popullit, por e bandave, mafias dhe rrethit të tyre të ngushtë”, u shpreh protestuesi.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi përgjegjësinë e kryeministrit Rama dhe akuzoi kreun e qeverisë për lidhje me Agasin.

“Po tani, Edi Rama, kush do ta shoqërojë eskortën tënd, sepse Gysin e ke brenda? Kush e ka radhën pas Agasit? Çfarë justifikimi do të nxjerrësh tani? Përgjegjësia është vetëm e jotja, sepse je kryehajduti i Shqipërisë dhe ti ke marrë fund!”, deklaroi i riu.

Në fjalën e tij, protestuesi iu drejtua edhe SPAK-ut, duke kërkuar që hetimet ndaj personave të arrestuar të vijojnë dhe masat e sigurisë të mos zbuten.

“Një thirrje i bëj SPAK-ut: vijoni hetimet dhe merrini seriozisht! Të mos bëhet rëndom siç ndodh zakonisht që pas një muaji arrestimi ai të kalojë në detyrim paraqitje apo arrest shtëpie”, tha ai.

Protestuesi u shpreh gjithashtu kundër asaj që e cilësoi si “fasadë” të qeverisë dhe kërkoi rikthimin e politikës në realitetin e qytetarëve.

“Menduan se do ndaleshim, por nuk u ndalëm. Zëri ynë u bë më i fortë. Vera kaloi, por për këtë qeveri, i nxehti sapo ka filluar”, tha ai.

Duke iu referuar mbledhjes së qeverisë në Pogradec, i riu e cilësoi atë si një “teatër kukullash” dhe akuzoi qeverinë se jeton në një realitet paralel me qytetarët.

“Këta sillen sikur e kanë situatën nën kontroll. Do qëndrojmë në këtë shesh, nuk durojmë më përbuzje. Këtë realitet që shqiptarët nuk e përtypin më, nuk e rregulloni me propagandë. Rroftë Shqipëria, rroftë shqiptarët!”, përfundoi ai.

Po ndodh

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

26/08/2026
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

26/08/2026
Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepave të Durrësit

Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepave të Durrësit

26/08/2026
Policia konfirmon arrestimin e Ergys Agasit, në pranga edhe ish-drejtuesi i Policisë së Elbasanit

Policia konfirmon arrestimin e Ergys Agasit, në pranga edhe ish-drejtuesi i Policisë së Elbasanit

26/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

26/08/2026
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

26/08/2026
Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepave të Durrësit

Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepave të Durrësit

26/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.