Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 17 në Durrës, ku një person ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe më pas është larguar.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.
Bëhet fjalë për shtetasin F. S., rreth 26 vjeç, për kapjen e të cilit policia ka vijuar kontrollet në zonë.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.a.b




