Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta e 71-të kundër kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me thirrje për një mobilizim më të gjerë të shoqërisë. Nga sheshi para Kryeministrisë, një prej protestuesve iu drejtua veçanërisht intelektualëve, mësuesve, bluzave të bardha dhe fermerëve, duke u bërë thirrje të bashkohen në protestë.

Gjatë fjalës së tij, qytetari kritikoi ashpër kryeministrin Rama, duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe për korrupsion.

“Kryeministri ynë një autokrat, hajdut, vagabond. I lidhur me bandat kriminale. Doli me platformën për besën. Por çfarë bese? Ai një vit më parë i shkatërroi në Theth. Intelektualët, mësuesit, bluzat e bardha të dalin në shesh të protestojnë. Fermeri të vijë në protestë. Kjo është gjëja më e bukur e Shqipërisë”, deklaroi protestuesi.

Ai bëri thirrje edhe për mobilizim gjatë ditëve të ardhshme, duke iu referuar datave 14, 15 dhe 16.

“Më 14, 15, 16 diaspora në Tiranë dhe të gjithë qytetarët në Shqipëri të bashkohen në shesh”, përfundoi ai.

Sponsorizuar

Në protestën e sotme, qytetarët kanë përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Një tjetër aktivist i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama, të cilin e akuzoi për korrupsion dhe lidhje me krimin.

“Kjo qeveri duhet të largohet për të shkuar para drejtësisë sepse është e zhytur në krim e korrupsion. I kujtojmë SPAK se shqiptarët për 71 ditë qëndrojnë në Bulevard dhe nuk i kanë marrë pushimet. Edhe ju, prokurorë të SPAK, hetoni Edi Ramën si kokën e krimit e korrupsionit në Shqipëri, sepse faktet i keni”, u shpreh aktivisti.

Protestuesit vijojnë tubimin para Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe largimin e qeverisë Rama.

Po ndodh

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

21/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej