Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin që ka shoqëruar mbështetjen financiare të qeverisë për koncertin e Kanye West, që pritet të mbahet më 11 korrik në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama mbrojti vendimin për dhënien e 4 milionë eurove kompanisë organizatore, duke thënë se fondi u akordua në minutën e fundit për të garantuar zhvillimin e koncertit dhe për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë përballë mijëra vizitorëve të huaj.

Sipas kreut të qeverisë, rreth 25 mijë të huaj nga 80 shtete kanë blerë bileta për koncertin, ndërsa aktiviteti pritet të sjellë jo më pak se 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare.

“4 milionë euro në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që kanë blerë me kohë biletat për Kanye West; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë turistike dhe për të stimuluar ekonominë. Nga ky koncert ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për fundjavën, për të krijuar një ide të përfitimit ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e shtetit”, shkruan Rama.

Kryeministri hodhi poshtë akuzat se fondet për koncertin janë marrë në dëm të sektorit të shëndetësisë apo kategorive në nevojë, duke theksuar se qeveria ka miratuar së fundmi fonde shtesë për ilaçet e të sëmurëve me kancer, pajisjet mjekësore, personat me aftësi të kufizuara, startup-et dhe pensionistët.

Në reagimin e tij, Rama sulmoi edhe kritikët e këtij vendimi, të cilët i quajti “sorra dhe korba”, duke i akuzuar për manipulim dhe përpjekje për të penguar zhvillimin e vendit.

“Duan të ndalin dhe të kthejnë mbrapa Shqipërinë. Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre. Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht”, përfundon postimi i kryeministrit.

Vendimi i qeverisë për të financuar me 4 milionë euro organizimin e koncertit ka shkaktuar debat publik dhe reagime nga opozita, e cila pretendon se fondet po përdoren për të kompensuar biletat e pashitura të një aktiviteti privat. 

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.