Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndryshime të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, me disa lëvizje në drejtori qarku dhe në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme.

Fatmir Hoxha, i emëruar drejtor i Policisë së Elbasanit në nëntor 2024, pas përzgjedhjes përmes garës për drejtuesit e rinj, nuk do të jetë më në krye të këtij qarku. Pas rreth dy vitesh në detyrë, Hoxha do të largohet nga drejtimi i Policisë së Elbasanit dhe, sipas ndryshimeve të firmosura nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, do të emërohet specialist në Drejtorinë për Integrimin, pranë Drejtorisë së Përgjithshme.

Në vend të tij në Elbasan pritet të vendoset Kastriot Skënderaj, një emër me eksperiencë në strukturat e Policisë së Shtetit. Skënderaj ka drejtuar më herët Policinë e Tiranës dhe atë të Beratit, ndërsa së fundmi ka mbajtur detyrën e këshilltarit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Lëvizje ka edhe për Luigj Vathin, i cili nuk do të vijojë më si drejtues i Policisë së Beratit. Vathi, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, është emëruar në krye të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Korçë.

Pozicioni i drejtorit të Policisë së Beratit mbetet për momentin vakant, ndërsa janë diskutuar disa emra me karrierë në polici, pa u marrë ende një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, Gëzim Zhupaj, i cili deri tani drejtonte strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, është emëruar shef sektori në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Një tjetër ndryshim prek strukturat e Policisë së Tiranës. Dashnor Muhaj, zëvendësdrejtor i Tiranës për Rendin dhe Sigurinë, do të largohet nga kjo detyrë dhe do të emërohet specialist për migracionin e parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme.

Muhaj ka qenë një prej drejtuesve të angazhuar në menaxhimin e protestave të muajve të fundit në Tiranë.

Edhe pozicioni i zëvendësdrejtorit të Tiranës për Rendin dhe Sigurinë mbetet aktualisht vakant, ndërsa pritet që në vijim të caktohet personi që do të marrë këtë detyrë.

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.