Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nexhmedin Danaj, 57 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi u krye në bashkëpunim me homologët e Interpol Abu Dhabit, në kuadër të një tjetër faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Danaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në prill të vitit 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, 57-vjeçari dyshohet se, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, autoritetet dyshojnë se Danaj ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme në disa shtete, në funksion të blerjes së lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të bëra publike në kuadër të hetimeve, Danaj dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në lëvizjen e parave të përfituara nga trafiku i kokainës, përfshirë edhe përmes një kompanie të regjistruar në Dubai, “General Trading LLC”.

Emri i Danajt është lidhur gjithashtu me hetimet ndaj një grupi kriminal të goditur në Spanjë dhe Europol, i cili dyshohet se kishte pastruar rreth 65 milionë euro, të ardhura të lidhura me trafikun e kokainës. Çështja është bërë pjesë edhe e hetimeve të SPAK-ut në Shqipëri, ku po verifikohet pasuria dhe burimi i të ardhurave të personave të përfshirë.

Në këtë kuadër është hetuar edhe bashkëshortja e Danajt, Algerta Fejzulla, emër i njohur më herët për autoritetet shqiptare. Fejzulla ishte arrestuar në vitin 2014, kur mbante detyrën e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës, nën dyshimet për korrupsion.

Në vitin 2023, ajo themeloi kompaninë “Dubai im”, me aktivitet të deklaruar në fushën e turizmit, hotelerisë, restoranteve, transportit dhe shërbimeve të tjera.

Hetuesit dyshojnë se aktivitetet dhe kompanitë e lidhura me çiftin mund të jenë përdorur për qarkullimin e parave me origjinë të paligjshme. Këto janë aktualisht pjesë e hetimeve dhe duhet të provohen përmes procedurave gjyqësore.

Nexhmedin Danaj rezulton gjithashtu i lidhur me shoqërinë “Vlora cable”, ku, sipas të dhënave të bëra publike, zotëron 30% të aksioneve së bashku me vëllain e tij Vexhi Danaj.m.k

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.