Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka njoftuar se kreu i PD-së, Sali Berisha, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 6 shtator.
Sipas njoftimit të Këlliçit, gjatë vizitës në SHBA, Berisha do të zhvillojë takime me komunitetin shqiptar në disa shtete amerikane.
Në axhendën e takimeve përfshihen komunitetet shqiptare në New York, New Jersey, Pennsylvania dhe Connecticut, ndërsa pritet që vizita të shtrihet edhe në zona të tjera ku jeton diaspora shqiptare.a.b





