Pasi votuan per te shkaterruar portet e Shqiperise duke u ngarkuar qytetareve shqiptare nje fature mbi 2 miliarde euro, qe dikush te fitonte para;
Pasi shtyne 7 here ligjin per investimet strategjike per te grabitur cdo cope te Shqiperise;
Pasi kane bllokuar me vote dhe me ndergjegjen e tyre te plote cdo kerkese te drejtesise per heqje imuniteti ndaj zyrtareve te larte nen hetim apo nen akuze;
Pasi ne 14 vjet nuk kane rrezuar asnje nisme apo projektligj te qeverise, qe bie ndesh me interesin publik; (edhe Papa i Romes do kishte bere ndonje gabim ne 14 vjet)
Pasi jane shnderruar ne nje instrument robotik i programuar per te zbatuar vetem dy detyra;
1-Nritjen e kartonit per cdo nisme perverse dhe korruptive te qeverise
2-Mbrojtjen e shefit publikisht dhe versuljen ndaj kujdo qe kritikon shefin e madh;
Pasi ne 14 vjet kane ligjeruar cdo grabitje te madhe, e te vogel te qeverise dhe klienteve te saj;
Pasi, pasi, pasi….;
Sot po ngrene shqetesimin e madh kombetar se goditja me veze, miell dhe domate po denigron figuren e deputeteve dhe zyrtareve te larte te vendit.
Po kush e diskretitoi figuren e deputetit dhe ministrit ne Shqiperi? Domatja dhe veza tek xhami i makines apo keto me siper? I ndjeri Vasillaq Vangjeli e pati thene shume bukur njehere; a prishet veza e prishur?
Kjo proteste ne 35 dite ka patur vetem dy episode te shemtuara, qe duhen denuar me force. Goditja e nje oficeri te policise me gur ne koke para Parlamentit dhe sulmi ndaj komisariatit nje dite me pare.
Ishin njerez te infiltruar apo ishin nje grusht protestuesish te etur per dhune ne mes qindra mijera qytetareve model kjo pak rendesi ka. Ajo qe eshte e rendesishme eshte fakti se cdo qytetar dhe protestues duhet te distancohet dhe t’i denoje me force ato dy akte, ndersa ata qe i bene apo i organizuan duhet te japin pergjigje para ligjit.
Por mielli dhe domatja nuk jane problemi. Perkundrazi!
Shqiperia kishte rene ne nje situate tragjike, ku per nje dekade qeveria ka qeverisur pa asnje gram frike se mund te humbiste pushtetin. Kjo per shkak te korruptimit te sistemit qe mundeson rotacionin ne demokracite e lira dhe per shkak te dobesise, mekateve apo dhe kompromentimit te opozites.
Imagjinoni se cfare ben nje pushtet absolut, i cili qeveris per nje kohe kaq te gjate pa me te voglen frike se do ta rrezonin. Ne fakt nuk ka nevoje fare te imagjinohet, por mjafton te shikohet se cfare kane bere realisht.
Kur shkaterron demokracine, kur shkaterron institucionet, kur i fut gjithe kohen thiken pas shpine interesit publik, atehere opozita behet veza dhe domatja.
Keshtu qe deputetet dhe ministrat nese nuk duan vezet, domatet apo te perballen me qytetaret e zemeruar, te mendohen mire kur te ngrene kartonin. Kaq.





