Gjykata Administrative ka pranuar padinë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me ekzekutimin e pagave të plota të magjistratëve.
Vendimi parashikon ekzekutimin e menjëhershëm, çka do të thotë se, nga sot, degët e Thesarit duhet të procedojnë me pagesën e plotë të rrogave të gjyqtarëve, sipas përllogaritjeve të reja.
Vendimi i Gjykatës Administrative vjen në një kohë kur disa gjykata dhe magjistratë i janë drejtuar gjykatave administrative pas moszbatimit të pagave të reja, duke kërkuar sigurimin e padisë dhe detyrimin e strukturave të Thesarit për të ekzekutuar pagesat.
Me pranimin e kërkesës së GJKKO-së dhe dhënien e ekzekutimit të menjëhershëm, vendimi krijon detyrim për strukturat përkatëse të Thesarit që të procedojnë me pagesat e plota të pagave të magjistratëve.




