Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar ndryshimet në qeveri, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Besfort Lamallari është emëruat zv/kryeministër dhe Ervin Demo Ministër i Brendshëm.
Sipas Ramës, Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme dhe do të kalojë në Kryeministri, ndërsa postin e ministrit të Brendshëm do ta marrë Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.
“Kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që, Ervin Demo do të mbulojë punët e brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë”, tha Rama.
Lamallari falënderoi kryeministrin për besimin e dhënë gjatë këtyre viteve dhe e cilësoi përvojën në qeveri si të jashtëzakonshme.
“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesonalisht. Ka qenë një përvojë e jashtëzakoshme dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjithë punët që e presin Shqipërinë”, u shpreh Lamallari.a.b





