Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas.
I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha takoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.
Takimet u zhvilluan në një prej aktiviteteve të rëndësishme të kampit republikan në SHBA.
Për Berishën, takimi me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë amerikane përbën një prej momenteve të rëndësishme të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
REAGIMI/ Gjatë punimeve të Konventës Republikane, në Dallas, në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës politike amerikane, ku Republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat që përballon bota e lirë, bashke me z. Fatmir Mediu, pata nderin dhe kënaqësinë të takoja krerët e Departamentit të Drejtesisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.a.b





