Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

03/07/2026
“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe projektit të investimit të planifikuar në zonën e mbrojtur të Nartës.

Sipas medias gjermane, protesta e zhvilluar në Tiranë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, pasi qytetarët tentuan të bllokonin godinën e Parlamentit. Gjatë tensioneve u hodhën vezë dhe miell, ndërsa policia përdori mjete me ujë nën presion dhe sprej me piper për të shpërndarë turmën. Si pasojë pati të arrestuar dhe të plagosur.

“Der Spiegel” shkruan se zemërimi i protestuesve tashmë shkon përtej kundërshtimit të projektit të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Nartës dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Artikulli ndalet edhe te projekti i investimit të kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili parashikon ndërtimin e hoteleve luksoze, vilave dhe objekteve rekreative në gjirin e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit.

Sipas revistës gjermane, organizatat mjedisore paralajmërojnë se projekti mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme në ekosistemin e deltës së Vjosës, habitat i flamingove, çafkave dhe shumë specieve të tjera të shpendëve. Për këtë arsye, thuhet në artikull, mijëra qytetarë protestojnë prej më shumë se një muaji në Tiranë, ndërsa lëvizja është quajtur “Revolucioni i Flamingove”, me flamingon që është kthyer në simbol të saj.

“Der Spiegel” thekson se protesta e së enjtes u zhvillua për herë të parë gjatë ditës dhe kishte si objektiv bllokimin e Parlamentit. Duke iu referuar të dhënave të policisë, të publikuara nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, media gjermane shkruan se 18 persona u shoqëruan, ndërsa 15 efektivë policie dhe katër protestues morën ndihmë mjekësore pas përplasjeve.

Artikulli vëren gjithashtu se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shprehin dyshime se mbështetja e tij për projektin lidhet me korrupsionin. Nga ana tjetër, Rama ka deklaruar se ende nuk është dhënë leja e ndërtimit, megjithëse, sipas “Der Spiegel”, në fund të muajit maj makineritë e ndërtimit u shfaqën në zonën ku parashikohet të zbatohet projekti, çka nxiti nisjen e protestave që vijojnë edhe sot.

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, hetime për prokurimet e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit

13/07/2026
PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen për 4.2 milion euro për Kanye West

PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen për 4.2 milion euro për Kanye West

13/07/2026
VIDEO/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit në mënyrë të vecantë, i dashuri bën shqiponjën

Dua Lipa mbështet protestat, media evropiane citon yllin shqiptar të muzikës

13/07/2026
Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK

Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK

13/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, hetime për prokurimet e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit

13/07/2026
PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen për 4.2 milion euro për Kanye West

PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen për 4.2 milion euro për Kanye West

13/07/2026
VIDEO/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit në mënyrë të vecantë, i dashuri bën shqiponjën

Dua Lipa mbështet protestat, media evropiane citon yllin shqiptar të muzikës

13/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.