Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD bojkoton seancën plenare, akuzon mazhorancën për bllokimin e opozitës dhe projektligjeve

02/07/2026
FAKT & FAKE/ Fake news edhe për të testuar kundërshtarin politik
Share on FacebookShare on Whatsapp


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të kësaj të enjteje, duke akuzuar mazhorancën për pengimin e opozitës në ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe bllokimin e nismave të saj ligjore.

Në një deklaratë për mediat, demokratët dënojnë atë që e cilësojnë si sjellje të shumicës parlamentare, duke kujtuar se në seancën e fundit u refuzua kërkesa për llogaridhënie nga kryeministri Edi Rama dhe zhvillimi i një debati parlamentar mbi protestat qytetare dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Sipas PD-së, edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të sesionit parlamentar, pa përfshirë në rend dite katër projektligje të depozituara prej rreth një muaji nga opozita.

Bëhet fjalë për projektligjet që synojnë:

  • shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
  • shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
  • shfuqizimin e Paketës së Maleve;
  • shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Sipas Grupit Parlamentar të PD-së, këto iniciativa përputhen me kërkesat e protestuesve dhe me shqetësimet e ngritura në Rezolutën e Parlamentit Europian, ndaj duhej të ishin shqyrtuar në seancën e sotme.

Demokratët deklarojnë se do të rikthehen në punimet e Kuvendit vetëm pasi këto projektligje të përfshihen në procedurën parlamentare për diskutim dhe miratim.

Në deklaratë, PD shpreh shqetësim edhe për masat e shtuara të sigurisë rreth godinës së Kuvendit, duke pretenduar se Parlamenti është rrethuar nga qindra efektivë policie për të penguar protestën e qytetarëve.

“Nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit vetëm për të shuar zërin e qytetarëve, ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të tyre”, thuhet në deklaratë.

Sipas Partisë Demokratike, në kushtet kur mazhoranca refuzon të shqyrtojë nismat e opozitës dhe kryeministri shmang llogaridhënien për çështje me interes publik, pjesëmarrja në seancën plenare do të shërbente vetëm për të legjitimuar një proces parlamentar që, sipas saj, zhvillohet në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE/ Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.

Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për:
1.     Projektligjin për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
2.     Projektligjin për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
3.     Projektligjin për shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.     Projektligjin për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Këto iniciativa ligjore përputhen drejtpërdrejt me kërkesat e qytetarëve që protestojnë dhe me shqetësimet e ngritura në Rezolutën e Parlamentit Europian. Për këtë arsye, ato duhej të ishin përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, pasi trajtojnë çështje me interes të lartë publik.

Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marr pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkojmë me forcë përfshirjen në procedurë parlamemtare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend.

Nga ana tjetër, konstatojmë se godina e Parlamentit është rrethuar me qindra punonjës Policie për të penguar qytetarët të protestojnë. Nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit, vetëm me qëllim të shuarjes së zërit të qytetarëve, atëherë ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të qytetarëve.

Në kushtet kur mazhoranca vijon të refuzojë shqyrtimin e nismave ligjore të opozitës dhe Kryeministri, së bashku me Qeverinë, shmang sistematikisht llogaridhënien për çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, prania jonë në seancë plenare sot nuk do t’i shërbente mbrojtjes së interesave të qytetarëve, por vetëm do të legjitimonte një proces parlamentar që po zhvillohet në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare.

Po ndodh

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

02/07/2026
FAKT & FAKE/ Fake news edhe për të testuar kundërshtarin politik

PD bojkoton seancën plenare, akuzon mazhorancën për bllokimin e opozitës dhe projektligjeve

02/07/2026
Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

02/07/2026
Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

EMRAT/ 20 anëtarët e rinj të kryesisë së PD, lista e plotë

02/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

02/07/2026
FAKT & FAKE/ Fake news edhe për të testuar kundërshtarin politik

PD bojkoton seancën plenare, akuzon mazhorancën për bllokimin e opozitës dhe projektligjeve

02/07/2026
Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

02/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.