Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta studiuesi dhe pedagogu Ali Xhiku

02/07/2026
Ndahet nga jeta studiuesi dhe pedagogu Ali Xhiku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare pedagogu, studiuesi dhe kritiku i njohur i letërsisë shqipe, Ali Xhiku. Lajmi u bë i ditur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e cila vlerësoi kontributin e tij të gjatë në fushën e studimeve letrare dhe arsimit universitar.

Për dekada me radhë, Ali Xhiku ishte pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku ushtroi detyrën e pedagogut, si edhe mbajti funksionet e zv.dekanit dhe dekanit. Gjatë karrierës së tij ai kontribuoi në formimin e brezave të studentëve dhe në zhvillimin e kritikës dhe historiografisë së letërsisë shqiptare.

Një vit më parë, profesori u vlerësua me çmimin “Autori i librit më të mirë studimor” në Panairin e 28-të të Librit për veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare”, botuar nga Onufri, një studim që trajton teorinë dhe metodologjinë e historisë së letërsisë shqipe.

Ndër botimet më të njohura të tij janë edhe “Letërsia shqipe si polifoni”, “Duke lexuar letërsinë e traditës”, “Nga romantizmi drejt rrjedhave të realizmit”, “Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt” dhe “Sprovë për një tjetër histori të letërsisë shqipe”.

Ali Xhiku ka drejtuar gjithashtu Institutin e Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave, duke lënë një kontribut të rëndësishëm në studimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare. Në punimet e tij ai mbrojti idenë se historiografia letrare duhet të mbështetet mbi analizën e teksteve dhe zhvillimeve reale historike, larg ndikimeve ideologjike, ndërsa përmes një qasjeje krahasimtare e vendosi letërsinë shqipe në dialog me traditat letrare evropiane.

Me ndarjen nga jeta të Ali Xhikut, studimet albanologjike dhe komuniteti akademik shqiptar humbasin një prej emrave më të spikatur të kritikës dhe historiografisë letrare.a.b

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.