Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aktivistja Julia Emiri është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, pas votimit të zhvilluar në mbledhjen konstituive të këtij forumi.

Nga numërimi i votave rezultoi se Emiri mori 207 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Silva Hasaj, siguroi 83 vota.

Rezultati u shpall nga kryetari i Komisionit të Votimit, Gazment Bardhi, i cili e deklaroi Julia Emirin fituese dhe kryetaren e re të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.m.k

DEKLARATA E EMIRIT PAS ZGJEDHJES/ Sot jam propozuar dhe votuar për të qenë kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Këshilli Kombëtar është institucioni më i lartë i Partisë Demokratike, së bashku me Kryesinë, pjesë e të cilës jam automatikisht.
Së pari falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishën për vlerësimin dhe besimin që më ka dhënë sot dhe në vazhdimësi, pa ia kërkuar asnjëherë diçka të tillë. Kjo përtej vlerësimit për mua, tregon integritetin dhe seriozitetin e tij në përkushtimin për ripërtëritje me njerëz që luftojnë për një mision dhe jo për përfitimin pragmatist personal.
Së dyti për të njëjtat arsye falenderoj me shumë respekt të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar, figura që i çmoj për luftën e gjatë që kemi bërë së bashku gjithë këto vite. Dua t’i bëj të ditur se jam e vetëdishme për kontributin e secilit dhe ashtu siç është në të vërtetë çdo pozicion drejtues, e shoh si një detyrim ndaj secilit prej jush dhe jo si superioritet. Duke qenë ngahera një njeri që nuk i shmanget përgjegjësive, nuk do t’i shmangem edhe këtë herë me shpresën se do të arrij ta përligj besimin e dhënë.
I ftoj të gjithë, si anëtarët e Partisë Demokratike, ashtu dhe qytetarët që nuk janë pjesë e saj, të mbajmë mbi supe peshën që na ka dhënë koha ku jetojmë, për t’ia rikthyer Shqipërinë shqiptarëve. Mendoj që kjo nuk arrihet duke folur e duke kritikuar, por vetëm duke dhënë shembullin konkret se si bëhet më mirë.
Në një Shqipëri të mirëqenë jemi të gjithë mirë. Në një Shqipëri të vuajtur, edhe ai që mendon se është i mirëqenë, do të fundoset nga sistemi që ka ngritur vetë.

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.