Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Flamingot dhe tre premisa 

01/07/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo*

Lexova se një ish koleg i imi, ish deputet i Partisë Demokratike, në një postim në facebook thoshte se Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen tashti pavarësisht nga thirrjet e presioni i protestës flamingo. Kolegu sqaronte se i qendronte njëmijë e një të zezave që kishte thënë për Ramën në dy dekadat e fundit por meqë sipas tij Shqipëria, për motive gjeopolitike, ka shumë shanse të anëtarësohet në BE lipset që Rama, i cili e ka çuar vendin afër stacionit final, të qendrojë e t’a kryejë këtë punë. 

Ky arsyetim bazohet në dy premisa të thjeshta por që, sipas meje,  janë të gabuara:

Premisa 1: “Shqipëria ndodhet në prag të anëtarësimit në BE që pritet të ndodhë në v2030”.  Këtë e thotë qeveria Rama si synim madhor. Nga ana e BE  Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos e ka quajtur të mundëshme nëse 1) realizohen reformat e përmbushen standartet e kërkuara dhe nëse përveç Komisioni Europian që ajo përfaqëson edhe Këshilli (shtetet anëtare) e Parlamenti Europian bien dakord. 

Parlamenti Europian në rezolutën e fundit ka qenë jo negativ por më pak entuziast se znj. Kos duke theksuar reformat e kushtet. 

Shtetet anëtare janë një histori tjetër siç u vu re në fillim të vitit kur një shumicë relative domethënëse bllokoi IBARin dhe më vonë e zhbllokoi atë duke shtuar kushte të rrepta përfshi edhe zgjidhjen e problemeve të krijuara nga qeveria Rama. 

A do të përmbushë kushtet qeveria Rama? Deri tashti qeveria ka qenë e zonja “të bëjë letra” e të adopotojë formalisht ligje sipas direktivave europiane pa u angazhuar seriozisht për zbatimin e tyre. Periudha IBAR-mbyllje e kapitujve do të jetë e fokusuar në zbatimin real të ligjeve e përmbushjen faktike e të provuar të kushteve. Në këto të fundit qeveria Rama nuk ka shkëlqyer ndonjëherë për arsye të njohura. 

Përtej deklarimeve zyrtare ajo që thuhet është se Komisionerja Kos mbajtur qendrime të pakonsultuara për Shqipërinë e më gjerë; ajo po konsiderohet nga shtete anënare por edhe nga brenda Komisionit si njëlloj “soliste” irrituese, e cila flet për hesap të vet. Por edhe Parlamenti Europian, që si edhe Komisioni kanë një refren inkurajues për vendet kandidate, ka kufijtë e tij. P.sh. zëdhënësi i grupit parlamentar më të madh (PPE) në Komisionin e Jashtëm (AFET) mbas një vizite në Shqipëri në shkurt të këtij viti deklaroi në komision “se po fshinte për momentin nga kujtesa çfarë i tha qeveria e opozita; por me çfarë i kishte treguar shoqëria civile në Tiranë për infiltrimin e shtetit nga krimi i organizuar çdo diskutim serioz për anëtarësim është shumë i parakohshëm” 

Që prej tre vjetësh BE diskuton edhe publikisht “staged accession” apo “anëtarësimin gradual” të shteteve kandidate dhe pro kësaj ideje janë shprehur Komisioni e Parlamenti si dhe një numër shtetesh anëtare. Një letër e pëbashkët e Presidentit francez dhe e Kancelarit gjerman para tre javësh shprehet specifikisht në favor duke sinjalizuar se së afërmi ky pozicion do të bëhet zyrtar në BE. Çfarë do të thotë se aktualisht vetëm Mali i Zi që po negocion prej disa muajsh me BE për traktatin e anëtarësimit ka shanse (të vogla) që të arrijë anëtarësim të plotë si Kroacia në v2013; ndërsa Shqipëria e shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor sipas meritës do të përfshihen pak nga pak në institucionet dhe programet europiane gjatë dekadave në vijim. 

Premisa 2: Kryeministri Rama e ka çuar deri këtu procesin me BE dhe nuk do të ishte e udhës të zëvendësohej sipas parimit “nuk ndërrohet kali në mes të lumit” .

Para disa vitesh një deputet socialiste e quajti KM Rama si brand ndërkombëtar për Shqipërinë. Kjo deklaratë u prit me shpoti në opozitë e më gjerë si edhe krahasimet e po asaj kohe me Skëndërbeun. Nuk e dimë sa të sinqertë ishin socialistët pro brandit Rama por asokohe argumenti i tyre ishte se si personazh ekcentrik e sharmant Rama i Shqipërisë së vogël arriti të ketë aksese miqësore në kancelari të mëdha. Në fakt për vite të gjata shumë ndërkombëtarë zgjodhën të heshtnin apo edhe të gjënjenin para erozionit të demokracisë dhe narkokriminalizimit të ekonomisë e pushtetit. Ky ishte një dëm për një Shqipëri europiane dhe një turp për ta. Por ky episod, i diskutuar gjerësisht, duket se ka një fund. Kurajoja e shumë shqiptarëve për të ekspozuar realitetin dhe ndryshime politike në Perëndim kanë sjellë qasje e fjalor tjetër ndaj qeverisë Rama në dy vitet e fundit. Një kontribut të veçantë ka dhënë edhe protesta qytetare njëmujorshe Flamingo me tubimet e pëditshme në bulevard. Mediat kryesore në Europë e ShBA nuk po shkruajnë më për pikturat e atletet e Ramës por po e paraqesin si shef qeverie abuziv, i pëfshirë në trafiqe kriminale dhe që pluskon i kënaqur në pellg korrupsioni. Shihni p.sh. çfarë shkruan sot e përditshmja belge Le Soir. A është ky udhëheqësi i duhur për ëndrrën europiane”? Në BE, hiq mënjanë Marta Kosin e dashuruar dhe ca të ngjashëm, po dyshojnë përditë e më shumë për këtë. 

Ka edhe një premisë të tretë të gabuar në postimin në fjalë: ish kolegu e anatemon protestën Flamingo si islamiste, marksiste dhe ekstremiste. Qeveria, duke kërkuar në turmë hudutet me lupën në njërën dorë e me karafermanin në tjetrën po rreket të damkosë si të tillë tërë lëvizjen. Çdo mobilizim popullor në shesh mbledh edhe lloj lloj tipash me ide të papërputhshme. Por lëvizja në fjalë në këtë fazë gjysëm të organizuar të saj objektivisht duhet të gjykohet nga proklamatat publike që lëshon. Sipas tyre Flamingot kërkojnë konkretisht dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë së tij pasuar nga qeveri teknike, reformë zgjedhore, shfuqizim të ligjit për investitorët strategjikë dhe amendimeve të fundit në ligjet mjedisore. Kush i thërret kujtesës do të gjejë se këto kërkesa janë afro 100% si ato të opozitës parlamentare në vite.  Edhe diskursi ditor i protestës nuk është më për Zvërnecin po për katrahurën e përgjithshme ku ndodhemi e si do dalim prej saj. Prandaj edhe thirrja robespierriane “Rama n’burg, Berisha n’burg” që dëgjoj herë pas here në bulevard nuk lipset të merret më seriozisht se një kokërr hudhër që largon syrin e keq. 

*President i Paneuropa-Shqipëri 

29 qershor 2026

Po ndodh

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

01/07/2026
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin Albanian Files: “Prova e krimit të qeverisjes së Ramës”

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin Albanian Files: “Prova e krimit të qeverisjes së Ramës”

01/07/2026
Berisha bisedë me Kancelarin e Austrisë në Vjenë Christian Stocker

Berisha bisedë me Kancelarin e Austrisë në Vjenë Christian Stocker

01/07/2026
Skenari i Çyrbjes për të transferuar çështjen nga SPAK në Durrës. Denoncon Balliu

Balliu: Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt turpit të madh, rrezikimit të Samitit të NATO-s në Tiranë

01/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

01/07/2026
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin Albanian Files: “Prova e krimit të qeverisjes së Ramës”

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin Albanian Files: “Prova e krimit të qeverisjes së Ramës”

01/07/2026
Berisha bisedë me Kancelarin e Austrisë në Vjenë Christian Stocker

Berisha bisedë me Kancelarin e Austrisë në Vjenë Christian Stocker

01/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.