Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama në kërkim të iranianëve në Tiranë, debon qytetaren nga Kosova dhe zbulon tri vajza që ‘pickojnë’ protestuesit

25/06/2026
Rama në kërkim të iranianëve në Tiranë, debon qytetaren nga Kosova dhe zbulon tri vajza që ‘pickojnë’ protestuesit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtetasja e Kosovës, Ikballe Berisha Huduti, është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri dhe nuk do të lejohet të hyjë në territorin shqiptar për një periudhë 15-vjeçare pas njënpostimi që bëri Kryeministri Edi Rama në rrjete sociale ku paraqitej Hiduti me Ahmedinexhad, ish President i Iranit.

Vendimi është marrë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Kufirit dhe Migracionit.

Sipas autoriteteve, masa bazohet në informacione sipas të cilave veprimtaria e saj konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike.

Huduti është bërë e njohur ditët e fundit për pjesëmarrjen e saj në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë. Çështja mori vëmendje të shtuar pasi kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale fotografi të saj me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad, duke pretenduar se ajo ka shprehur qëndrime në mbështetje të figurave të regjimit iranian dhe ka bërë thirrje kundër qeverisë shqiptare.

Në reagimin e tij, Rama e cilësoi Hudutin si pjesë të një grupi personash që, sipas tij, përdorin retorikë radikale dhe nxisin urrejtje e përplasje politike.

Deri tani nuk ka një reagim publik nga Ikballe Berisha Huduti lidhur me vendimin e Ministrisë së Brendshme, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për zbatimin e ndalimit të hyrjes së saj në vend.

Ndërkaq po sot Rama ka postuar në lidhje me 3 vajza që mbajnë pankarta në duar dhe siç thotë njëra prej tyre janë nga Irani dhe jetojnë në Kanada. Vajza shprehet se kemi gjëra të përbashkëta me këta protestues, janë regjime, duke lënë të kuptohet se janë pjesë e opozitës iraniane.

“Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë.

Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”, shkruan Rama duke paraqitur në video iranianët e sapozbuluar. a.b

Po ndodh

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

22/07/2026
Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026
Bie nga kabina elektrike, humb tragjikisht jetën 40-vjeçari

HIMARË/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti fill pas furtunës

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

22/07/2026
Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.