Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DURRËS/ Kapen autorët e dy ngjarjeve të rënda, një pa jetë dhe tre të plagosur

25/06/2026
EMRI/ E kapën në Tiranë për telefon në makinë, kërkohej në Spanjë për mashtrim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë të dy ngjarjeve të rënda të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës në Sukth dhe në Kavajë, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës dhe Kavajë, vunë në pranga shtetasin D.L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth.

Ai dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë tre persona, konkretisht Xh.L., 60 vjeç, B.L., 34 vjeç, babë e bir, si dhe F.T., 28 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në një tjetër rast, policia arrestoi shtetasin Muharrem Rreshka, 76 vjeç, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç, në fshatin Agonas të Kavajës. Sipas hetimeve paraprake, krimi ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku i moshuari dyshohet se e goditi vëllanë me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar dy thikat që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e këtyre ngjarjeve dhe që do t’i nënshtrohen ekspertizave përkatëse.

Policia bën me dije se grupet hetimore po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dy rasteve, si dhe për sigurimin e provave që do të dokumentojnë ngjarjet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. a.b

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.