Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri Lamallari: Tradhti ndaj uniformës nëse tolerohen, shkelësit do të përballen me ligjin

20/05/2026
Ministri Lamallari: Tradhti ndaj uniformës nëse tolerohen, shkelësit do të përballen me ligjin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se mbrojtja e territorit dhe lufta kundër ndërtimeve pa leje mbeten prioritet absolut i institucioneve shtetërore, duke paralajmëruar se çdo rast abuzimi apo bashkëpunimi me paligjshmërinë do të ndiqet me përgjegjësi administrative dhe penale. Në komunikimin e sotëm me mediat, ministri iu referua vizitës së djeshme të zhvilluar në Sarandë, ku në kuadër të hetimeve paraprake të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore u godit një rast i dyshuar paligjshmërie, ku punonjës policie dyshohet se janë bërë palë me shkeljet.

“Bregdeti shqiptar është pasuri kombëtare dhe u përket qytetarëve shqiptarë. Askush nuk mund të vendosë interesat personale mbi interesin publik dhe mbi ligjin. E them këtë sepse bregdeti, nga veriu në jug, mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare, i përket qytetarëve shqiptarë dhe kushdo që mendon se interesat vetjake mund të heshtohen nga përmasat e një bashkie në kuadër të një çështjeje lokale, e ka shumë gabim. Ky ishte edhe mesazhi që unë ndava dje, krahas nevojës për të pasur një hetim të thelluar mbi përgjegjësinë institucionale të gjithkujt që ka pasur detyrën për të vepruar dhe nuk e ka bërë këtë. Por, nga ana tjetër, është edhe një mesazh për këdo tjetër që llogaritë duhet t’i bëjë mirë me veten, me detyrën dhe me drejtësinë”, u shpreh Lamallari, duke theksuar se kushdo që tradhton detyrën dhe uniformën do të përgjigjet para drejtësisë.

Ministri më tej, nënvizoi se është kërkuar një hetim i thelluar mbi përgjegjësinë institucionale të çdo strukture apo individi që ka pasur detyrimin për të vepruar dhe nuk e ka bërë këtë. Në fokus të deklaratës së tij ishte edhe intensifikimi i kontrolleve për mbrojtjen e territorit nga ndërtimet pa leje dhe krimet mjedisore. Sipas Lamallarit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shtuar kontrollet në terren, monitorimin e zonave me risk të lartë dhe bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese.

“Për rritjen e eficiencës së monitorimit po përdoren teknologji të avancuara, përfshirë dronë, kamera dhe filmime ajrore, me qëllim evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të shkeljeve. Vetëm gjatë muajit të fundit, IKMT ka vendosur 67 masa administrative dhe gjoba me vlerë totale rreth 122 milionë lekë, ndërsa në rastet kur konstatohen elementë penalë, procedurat kalojnë për ndjekje penale”, deklaroi Lamallari.

Ministri theksoi se zhvillimi i turizmit dhe rritja ekonomike lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen e territorit. “Nga 2 milionë turistë vite më parë, Shqipëria ka arritur në 12 milionë turistë. Ky është një sukses që duhet mbrojtur çdo ditë, duke garantuar rend, ligjshmëri dhe mbrojtje të territorit”, deklaroi ai.

Në përfundim, kreu i MPB-së bëri të qartë se nuk do të tolerohet asnjë rast abuzimi me detyrën dhe se institucionet do të vijojnë kontrollet dhe hetimet për çdo shkelje që cenon interesin publik dhe pasurinë kombëtare.

Po ndodh

Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton

Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
”Pasi të shkoj në Shqipëri, do shoh si është realiteti dhe do veproj”

”Pasi të shkoj në Shqipëri, do shoh si është realiteti dhe do veproj”

20/05/2026
BERISHA/ Opozita mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, qoftë edhe për arsye gjeopolitike

BERISHA/ Opozita mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, qoftë edhe për arsye gjeopolitike

20/05/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

KAVAJË/ 9 shitës kokaine pranë shkollave në pranga, 3 të tjerë zhduken

20/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton

Apeli i Posaçëm shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
”Pasi të shkoj në Shqipëri, do shoh si është realiteti dhe do veproj”

”Pasi të shkoj në Shqipëri, do shoh si është realiteti dhe do veproj”

20/05/2026
BERISHA/ Opozita mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, qoftë edhe për arsye gjeopolitike

BERISHA/ Opozita mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, qoftë edhe për arsye gjeopolitike

20/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.