Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Çështjeve të Jashtme në Kongresin amerikan mbajti sot një seancë të fokusuar te zhvillimet dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Seanca, me titull “Politika amerikane dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, kishte të ftuar për të dëshmuar zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Daniel J. Lawton.

Gjatë dëshmisë u ngritën shqetësime për trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në Shqipëri, ndërsa u theksua se SHBA i ka kërkuar Shqipërisë të luftojë kartelet transnacionale të drogës.

Kongresmeni Joe Wilson ngriti akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se ajo ka nxitur, sipas tij, krijimin e rrjeteve të trafikut të drogës. Wilson është shprehur edhe më herët për nevojën e hetimit të lidhjeve të pretenduara të Ramës me trafikun e drogës.

Më poshtë, pjesë nga seanca:

Kongresmeni Joe Wilson: Unë kam qenë vëzhgues i zgjedhjeve të para të lira në Bullgari me Institutin Ndërkombëtar Republikan. Përsëri, ne mund të kemi një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri janë ndikuar nga qeveria e Edi Ramës, e cila në fakt ka nxitur krijimin e rrjeteve të trafikut të drogës. Ndër vite, SHBA-ja ka qenë shumë e suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet për luftimin e trafikut të organizuar kriminal për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut shqiptar të drogës?

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Daniel Lawton: Ju falënderoj për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’u siguroj se Shtetet e Bashkuara vijojnë të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë prej atje.

Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu në Hemisferën Perëndimore. Në veçanti, kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët.

Kongresmeni Joe Wilson: Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses.

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.