Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, në protestën e 108-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Shqipëria po bën revolucion”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”.

Sot bëhen 108 ditë nga nisja e revoltës kundër qeverisë, një protestë që vijon prej më shumë se tre muajsh dhe që, sipas protestuesve, është e ndryshme nga protestat e zhvilluara më parë.

Qytetarët shprehen të vendosur se nuk do të heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës. Në marshim janë drejtuar akuza edhe ndaj opozitës, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje SPAK-ut që të veprojë ndaj personave që ata i akuzojnë për korrupsion.

Mesazhi i përsëritur gjatë protestës është se qëndresa do të vazhdojë dhe presioni qytetar ndaj qeverisë do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Në protestën e 108-të, një studente ka bërë thirrje për bashkimin e qytetarëve dhe veçanërisht të studentëve në revoltën kundër qeverisë.

“Ne studentët sot kapëm Taulant Ballën dhe ai meriton të ikë siç iku si frikacak. Ata e kanë vjedhur këtë komb…Bashkohuni sa më shpejt…Se edhe tetori erdhi. Ne do vazhdojmë dhe ju presim këtu në shesh. Bashkohuni studentë kombi na thërret dhe nuk na ndal më asgjë. Nuk ikim nga ky shesh. Të gjithë këta duhet të ikin, si Taulant Balla sot si frikacak”, tha ajo.

Ndërkohë, aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për një tjetër tubim para Parlamentit, duke deklaruar se Kuvendi do të mblidhet të enjten në një seancë urgjente për shqyrtimin e pesë projektligjeve.

Kola i akuzoi këto nisma se synojnë, sipas tij, të dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar para Parlamentit.

“Ditën e enjte parlamenti i krimit rimblidhet me urgjencë për të kaluar 5 ligje që kanë për grabitjen e shqiptarëve. Ndaj atje janë kriminelët, tradhtarët. Ditën e enjte ora 10: të gjithë te Parlamenti i krimit”, ka thënë aktivisti Arben Kola në protestën e 108 kundër Ramës.a.b

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.