Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si furnizohen Forcat e Armatosura shqiptare me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë.
I ftuar në emisionin “Task Force” të Sonila Meços në SYRI TV, Këlliçi deklaroi se përmes kompanive që, sipas tij, kontrollohen nga biznesmeni Roni Yeffet, ushtria shqiptare po furnizohet me pajisje dhe teknologji nga Kina.
“Ushtria shqiptare sot, dhe unë këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe po e jap ekskluzive për emisionin tuaj…
Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Yeffet, nga Edi Rama si proksi, që është Roni Yeffet, sot është e furnizuar me teknologji dhe pajisje kineze dhe gjithashtu me lëndë të parë kineze.
Po, që është e ndaluar në mënyrë kategorike për një vend anëtar të NATO-s. Dhe më lejoni t’ju them diçka, se ku ka arritur Edi Rama me Timak-un dhe se ku ka arritur Roni Yeffetme mashtrimin. Dhe po themi, Roni Yeffetduhet ta kujtojmë dhe një herë, është i njëjti biznesmen që është sot në gjyq në Florida, në Miami, i paditur nga një ish-ortak i tij për vjedhjen e rreth 8 milionë dollarëve duke e mashtruar sikur kishte lidhje, dhe në fakt ai kishte lidhje të tilla, pra ka përdorur Edi Ramën për të ekspozuar lidhjet e tij me Kryeministrin e Shqipërisë dhe duke e mashtruar për ta futur në punë të ndryshme dhe për të marrë asete publike në territorin e Shqipërisë. Por të ndalemi te kjo që ju thashë. Unë dua t’ju lexoj… nuk do ndalem te gjithë lista e kompanive nga ku importohen baza materiale, teknologjia dhe pajisjet nga Timak Defence, Timak SH.P.K dhe ajo…
Nga Guna Tactical. Por do të ndalem te dy emra. Emri i parë i kompanisë nga ku importohet sot në mënyrë zyrtare nga Timak Defence, teknologjia dhe pajisjet, quhet Guangzhou Yutong Heavy Machinery Limited China. Është kompani kineze. E dyta, që e di mirë Arjeta Puca se çfarë është kjo kompani, nga ku merret baza materiale për veshjen dhe pajisjet e ushtarëve, e ushtrisë shqiptare…
Quhet Yeni Balkan Makina Otomotiv Ins San Tic Ltd Sti, që është një kompani turke me lidhje familjare drejtpërdrejt me Arjeta Pucën. Por të ndalemi te e para, se kjo përbën interes për publikun e gjerë, për shqiptarët dhe sigurinë kombëtare.
Sot, Republika e Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s, furnizohet me pajisje dhe teknologji nga kompania Guangzhou në Kinë, dhe brenda këtij viti janë importuar, ja po jua them unë, 16 mjete ushtarake dhe po jua lexoj: Kamion i ri, viti 2026, për transport nafte, marka Dongfeng model KLF.
E importuar e sjell në Shqipëri. Kamion i ri, viti 2026, transport naftë, marka Dongfeng model KLF sërish. Auto e re Iveco, këto që u bënë publike dhe u bënë reklamë, Daily Model Van 4×4 viti 2025, 2998 kubik naftë. Ndërkohë Guna, kompania Guna Tactical, importon pëlhurë për veshje 6178 kg. Pëlhurë për veshje 6178 kg. Këto janë transaksione.
Për ushtrinë, për veshjen e të gjithë ushtrisë shqiptare. Dhe këtu janë disa transaksione, pëlhurë për veshje, pëlhurë për veshje, por mbetemi te thelbi. Sot, pajisjet ushtarake, teknologjia importohet nga një kompani kineze në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kjo është e ndaluar, është e sanksionuar. Çdo vend anëtar i NATO-s, është e padiskutueshme që këtë gjë nuk mundet ta bëjë. Dhe sot, edhe ushtarakët, edhe veshjet e ushtarëve, lënda e parë e tyre, nga Guna Tactical importohet nga një kompani kineze.
Tani këtë gjë, këtë gjë mos harroni, nuk ka guxuar ta bëjë deri më sot asnjë vend anëtar i NATO-s, dhe asnjë drejtues, qoftë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, dhe asnjë zyrtar tjetër.
Dhe që të kuptoni diçka tjetër, para dy muajsh, para dy muajsh t’ju them dhe një gjë tjetër, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi dhe huanë prej mbi 300 milionë dollarë e dhënë nga administrata, nga Departamenti Amerikan i Shtetit…
Për, patjetër që u përmend, sepse është në bashkëpunim me administratën amerikane për të rritur jo vetëm financimin, por edhe jo vetëm kuadrin 5% që shpenzimet e prodhimit të brendshëm bruto për sigurinë kombëtare dhe për sektorin ushtarak, por mbi të gjitha për të përmirësuar dhe teknologjinë. Dhe nuk është çudi që këto 300 milionë dollarë Edi Rama t’i marrë dhe t’i çojë te xhepi i Roni Yeffet, te xhepi i tij, për të blerë, po e them dhe një herë, pajisje dhe teknologji kineze. Dhe këtë e bën vetëm Edi Rama. Nuk ka politikan të dytë në botë ta bëjë këtë gjë.
Roni Yeffet është pronari i Timakut, është 80% pronari i Timakut. Pra që t’ia sqarojmë qytetarëve, kompanitë që kontrollon 80% Roni Yeffet, në këtë rast është Timak Defence, Timak SHPK-ja, ku Roni është 80% dhe 20% shteti, janë përgjegjëse për importin dhe për prodhimin e pajisjeve ushtarake, teknologjisë, mjeteve të luftës. Sot, lëndën, pajisjet, teknologjinë dhe lëndën e parë e importojnë nga kompani kineze, e marrin nga Kina.’, tha deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.a.b





