Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KAVAJË/ 9 shitës kokaine pranë shkollave në pranga, 3 të tjerë zhduken

20/05/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Durrësit ka goditur një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave në qytetin e Kavajës. Si rezultat i operacionit të koduar “Cleaning 4”, janë arrestuar 9 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Sipas Policisë, aksioni erdhi pas disa muajsh hetime me metoda speciale dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për një grup personash që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së drogës pranë shkollave në Kavajë.

Nga veprimet hetimore u dokumentua aktiviteti kriminal i 12 shtetasve të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për 9 prej tyre u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 3 të tjerët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Të arrestuarit janë shtetas të moshave 20 deri në 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Sipas hetimeve, ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin në shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore të qytetit.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza gati për shitje, si dhe disa telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të grupit.a.b

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.