Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbi 20 detyra hetimore të SPAK nuk janë kryer në dosjen Gjoka. Çfarë kërkon GJKKO

19/05/2026
Mbi 20 detyra hetimore të SPAK nuk janë kryer në dosjen Gjoka. Çfarë kërkon GJKKO
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi akuzon SPAK se hetimet e kryera kanë qenë të pjesshme dhe të paplota në lidhje me çështjen që përfshin gjyqtaren Irena Gjoka.
Në një deklaratë, Malltezi thekson se në dosje ekzistojnë pasaktësi dhe mungesa të theksuara hetimore, duke përmendur ndryshime të shumta të gjeneraliteteve dhe të dhënave personale të personit në fjalë, përfshirë mbiemra të ndryshuar disa herë dhe dy data lindjeje të ndryshme.
Sipas tij, në tabelën e njoftimeve të gjykimeve në GJKKO nuk ka figuruar emri i personit në mënyrë të qartë, ndërsa ai ngre gjithashtu qendrime mbi mënyrën se si është trajtuar statusi procedural i çështjes nga prokuroria.
Malltezi thotë se, sipas dokumenteve pjesë të dosjes, prokurori i çështjes nuk e ka trajtuar personin si të pandehur në një fazë të caktuar, ndërkohë që në vendimin për pushimin e çështjes është përdorur formulimi juridik për “të pandehurin”, çka krijon paqartësi procedurale.
Ai rendit gjithashtu mbi 20 pika që përbëjnë detyra hetimore të lëna pa u kryer nga SPAK. Këto përfshijnë marrjen në pyetje të kallëzuesve, verifikime në pikat kufitare, kërkimin e vendimeve gjyqësore nga Greqia, dokumente të ekstradimit dhe ndalimit në kufi, si dhe verifikime mbi dokumentacionin e përdorur në procedurat administrative dhe gjyqësore.
Ndër të tjera, Malltezi përmend edhe nevojën për administrimin e formularëve të dekriminalizimit dhe dokumenteve të tjera të institucioneve shqiptare të drejtësisë, duke argumentuar se këto veprime nuk janë kryer në mënyrë të plotë gjatë hetimit.

Detyrat përfshijnë:

  • Pyetjen e kallëzuesve Berisha, Malltezi dhe Adriana Kalaja
  • Marrjen dhe shqyrtimin e të dhënave nga pika kufitare e Kakavijës
  • Marrjen e vendimit penal nga gjykata në Greqi
  • Marrjen e dokumenteve apo procesverbaleve për njoftimin e dënimit
  • Marrjen e procesverbaleve të ndalimit të hyrjes në kufi nga pika kufitare greke
  • Marrjen e raportit të ekspertizës që iu krye pasaportës me vizë të falsifikuar të Irenes
  • Marrjen e prokurës nga noteri në Fier, ku Irena Maneku dhe Sotiraq Gjoka kishin dhënë prokurë për avokatin Andon Konomi që ta ndiqte në autoritetet greke
  • Marrjen e dokumenteve nga gjykatat në Greqi ku ka ankimuar avokati me prokurë i Irenës
  • Marrjen e dokumenteve të ankimimit që ka kryer Irena Gjoka në Gjykatën e Athinës fillimisht
  • Vendimin e Gjykatës së Athinës që njofton se çështja është në Janinë
  • Marrjen e vendimit penal të Gjykatës së Janinës
  • Marrjen dhe administrimin e të gjithë formularëve që ka plotësuar nga organet e administrimit të drejtësisë (Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ, ILD…)
  • Marrjen e të dhënave dhe formularëve të Irena Gjokës nga KLGJ (ka plotësuar formularin e dekriminalizimit edhe në 2022 kur u emërua zv. Kryetare e GJKKO, jo vetëm atë të 2016 siç donte të thuhej, për ta paraqitur si veprim penal të parashkruar (falsifikim vulash e firmash që është parashkruar)
  • Marrjen e të dhënave nga dosja hetimore që ka nisur ILD ndërkohë ndaj Irena Gjokës, etj. a.b

Po ndodh

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

24/07/2026
LEZHË/ Argjendari shiste bizhu të vjedhura, bo në pranga

LEZHË/ Argjendari shiste bizhu të vjedhura, bo në pranga

24/07/2026
‘Shpërthen’ Zagani: Gjyqtarja që s’futi në burg Tahirin, më futi mua

Dritan Zagani fiton në Kushtetuese gjyqin ndaj Gjykatës së Lartë

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

24/07/2026
LEZHË/ Argjendari shiste bizhu të vjedhura, bo në pranga

LEZHË/ Argjendari shiste bizhu të vjedhura, bo në pranga

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.