Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ilir Meta ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur me çështjen e lobimit në SHBA dhe akuzat e ngritura ndaj tij, duke publikuar një denoncim që sipas tij i ishte drejtuar Departamentit Amerikan të Drejtësisë që në janar të vitit 2017.

Meta shprehet se dokumenti është hartuar më 30 janar 2017 në praninë e tij nga presidenti i “McKeon Group”, pasi ishte njohur me atë që ai e cilëson si një kontratë të paligjshme dhe të paautorizuar nga ai dhe LSI, e regjistruar sipas tij nga avokati greko-amerikan Fidetzis në kuadër të ligjit FARA.

“Ky denoncim drejtuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA nga Presidenti i ‘McKeon Group’, është shkruajtur në prezencën time më 30 janar 2017, pasi u njoha me kontratën e paligjshme dhe të paautorizuar nga unë dhe LSI që ishte regjistruar nga avokati greko-amerikan Fidetzis për FARA”, shkruan Meta.

Ish-presidenti shton se ky veprim sipas tij dëshmon “integritetin” dhe respektimin e ligjit nga ana e tij.

“Sepse ky është integriteti im dhe sjellja ime me ligjin dhe me të vërtetën. Sepse nuk mund të bëhem ‘Gruaja e Bilalit’ dhe as shoku i McGonigalit, siç e provoi sot me fakte Z. Tedi Blushi”, deklaron Meta.

Në reagimin e tij, Meta akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe financierin George Soros për atë që e quan “operacion kriminal mediatiko-ligjor”.

“I gjithë operacioni kriminal mediatiko – ligjor, brenda dhe jashtë vendit që nga ‘Mother Jones’ e George Sorosit në 2018 e deri tek ‘Kronen Zeitung’ në Austri, e qindra artikuj të tjerë edhe me letërporositë e manipuluara të miqve të McGonigalit, janë vetëm financim kriminal i dyshes Soros-Rama”, shkruan ai.

Meta u bën thirrje ndjekësve të lexojnë dokumentin që ka publikuar, duke theksuar se sipas tij, ai kishte denoncuar “mashtruesin greko-amerikan” që në vitin 2017.

“Kjo është vetëm maja e majës së ajsbergut që kanë ndodhur gjatë këtij procesi kriminal, që nuk ka kursyer as transparencën dhe as bashkëpunimin e fortë në drejtim të zbatimit të ligjit që duhet të ketë Shqipëria me SHBA”, përfundon reagimi i Metës. a.b

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.