Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital
Share on FacebookShare on Whatsapp

Amendamente e propozuara nga disa deputetë në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” parashikojnë masa më të ashpra për drejtuesit e automjeteve, veçanërisht për shoferët e rinj, personat që qarkullojnë pa patentë dhe shkelësit e përsëritur të rregullave të qarkullimit.

Sipas ndryshimeve të propozuara, çdo person që kapet duke drejtuar mjet pa leje drejtimi nuk do të mund të pajiset me patentë për një periudhë 1-vjeçare, përveç përgjegjësive që parashikon legjislacioni penal në fuqi.

Masa më të forta janë parashikuar edhe për të miturit. Nëse një i mitur kapet duke drejtuar mjet pa patentë, ai nuk do të mund ta marrë lejen e drejtimit menjëherë pas mbushjes së moshës 18-vjeçare, por vetëm pas moshës 20-vjeçare.

Projektligji vendos gjithashtu tolerancë zero ndaj alkoolit për shoferët gjatë vitit të parë pas marrjes së patentës, duke ndaluar çdo nivel alkooli në gjak gjatë drejtimit të automjetit.

Për shoferët e rinj janë propozuar edhe kufizime të reja të shpejtësisë:

  • 90 km/h në autostradë;
  • 80 km/h në rrugë të tjera jashtë zonave të banuara.

Shkelja e këtyre kufijve do të dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh sipas akteve nënligjore në fuqi.

Një tjetër ndryshim parashikon që drejtuesit me deri në 2 vite eksperiencë nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 24:00 deri në 06:00, përveç rasteve kur shoqërohen nga një person madhor që ka patentë prej të paktën 3 vitesh.

Nëse gjatë vitit të parë pas marrjes së patentës shoferi nuk kryen asnjë shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Por në rast se evidentohen dy shkelje gjatë kësaj periudhe, afati i provës zgjatet edhe me një vit tjetër.

Amendamentet parashikojnë gjithashtu ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të biçikletave dhe motorëve elektrikë.

Një nga masat më të ashpra lidhet me drejtimin e automjetit në gjendje të dehur. Sipas draftit, nëse një drejtues kapet me nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak dhe është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, në rast përsëritjeje do t’i hiqet përgjithmonë patenta. a.b

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.