Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zbardhur menyja e ushqimit që dyshohet se shkaktoi helmimin e dhjetëra studentëve të Akademia e Sigurisë, të cilët përfunduan në spital pas konsumimit të drekës në ambientet e institucionit.

Sipas të dhënave paraprake, studentëve u është servirur për drekë sallatë me perime të ziera, gjellë me patate dhe tavë me presh, makarona ose pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë. Pikërisht kjo menu dyshohet se ka shkaktuar problemet shëndetësore tek studentët, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar produktin konkret që mund të ketë sjellë helmimin. Deri tani dyshohet për brokolin dhe uthullën.

Një ditë më parë, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë u paraqitën në urgjencën e QSUT me simptoma të dyshuara helmimi ushqimor. Menjëherë pas mbërritjes së tyre, ekipet mjekësore kryen ekzaminimet dhe trajtimin e nevojshëm për secilin rast.

Sipas autoriteteve shëndetësore, Shërbimi Infektiv, Urgjenca Polivalente dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kaluan në gjendje gatishmërie për të përballuar situatën, ndërsa studentët iu nënshtruan analizave laboratorike për identifikimin e shkakut të helmimit.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, të gjithë studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës kanë çuar në arrestimin e dy punonjësve të kompanisë së kateringut “Sori AL”, ndërsa administratorja e kompanisë, Alma Tafani, është shpallur në kërkim. a.b

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.