Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqi në Kushtetuese e Shqipërisë, opozita kërkon legjitimimin e komisioneve hetimore

05/05/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese u kthye në një arenë përplasjeje politike dhe juridike, teksa opozita akuzoi mazhorancën se po pengon kontrollin parlamentar përmes refuzimit të komisioneve hetimore. Në seancë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ngriti shqetësimin se vendimi i kësaj gjykate do të përcaktojë nëse vendi funksionon realisht si republikë parlamentare apo nëse dominohet nga vullneti i një shumice të vetme politike.

Në fokus të debatit ishte pretendimi se mazhoranca ka ndryshuar vazhdimisht arsyet për rrëzimin e kërkesave të opozitës për komisione hetimore. Sipas opozitës, nga Konferenca e Kryetarëve, në seancë plenare e deri në parashtrimet në Gjykatë, janë përdorur argumente të ndryshme dhe kontradiktore për të justifikuar refuzimin.

Gjatë seancës, u bë edhe dallimi mes komisioneve të përhershme dhe atyre hetimore, ku këto të fundit u theksua se kanë një rol ekskluziv në kontrollin e pushtetit ekzekutiv, duke verifikuar zbatimin e ligjit dhe duke propozuar përmirësime ligjore, por jo duke kryer hetime penale, të cilat janë kompetencë e prokurorisë.

Gazmen Bardhi: Gjatë gjithë procesit parlamentar për të dyja komisionet, është vërejtur një fakt që nuk mohohet, sepse është në proces verbal. Ne na thuhet tjetër arsye në konferencën e kryetarëve, pra pse nuk miratohen kërkesat. Vihet në seancë, ne na thuhen të tjera arsye. Ne vijmë në Gjykatën Kushtetuese, sillen parashtrime me shkrim ku thuhen arsye të tjera. Ndërkohë që unë kam edhe një shkresë të kryetarit të Kuvendit vetëm disa ditë më përpara, që na thuhen arsye të tjera. Pra ne sot e kësaj dite nuk e dimë se kush është arsyeja pse, nuk e dimë, prej tyre, se ne e dimë. Arsyeja është vetëm një. Vullneti politik për t’i mohuar opozitës kontrollin parlamentar.

E nderuar, ju keni sot në shqyrtim dy kërkesa për komision hetimor. Por është fakt që një tjetër kërkesë për komision hetimor është në Gjykatën Kushtetuese. Në javën vijnë do sjellim dy kërkesa të tjera që janë rrëzuar në Kuvendin e Shqipërisë po për ngritjen e komisionit hetimor. Dua të dëshmoj përpara kësaj gjykate që ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për marrje informacioni. Prandaj ky gjykim sot nuk ka të bëjë thjesht do ngrihen apo jo dy komisione hetimore. Ky gjykim sot në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me faktin, ne jemi një republikë parlamentare që funksionon sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, apo jemi një republikë me vullnet të një partie, ku nuk lejon ushtrimin e të drejtave nga pakica dhe ushtrimin prej saj të një roli të rëndësishëm që ka në një shoqëri demokratike. Kështu që përgjigjes tuaj i përgjigjem, nuk e dimë arsyen se na kanë dhënë, në çdo hallkë të këtij procesi na është dhënë nga një arsye e ndryshme. Në konferencën e kryetarëve na thanë keni shkruajtur në kërkesë këtë fjalën, duhet ta hiqni. E hoqëm fjalën, shkuam në seancë na thanë ndryshe, erdhëm këtu na thanë ndryshe. Kështu që nuk e dimë pse na kanë refuzuar.

Gjyqtarja e GJK: Ku ndryshon nga pikëpamja kushtetuese komisioni i përhershëm, që zgjidhet nga Kuvendi, komisioni i posaçëm dhe komisioni hetimor?

Gazment Bardhi: Komisioni i përhershëm dhe komisioni i  posaçëm parlamentar janë organe ndihmëse të Kuvendit. Pra, kryejnë funksione që ndihmojnë seancën plenare, Kuvendin, 140 deputetët. Ndërkohë që funksioni i një komisioni hetimor ka të bëjë vetëm me një prej kompetencave që ushtron Kuvendi i Shqipërisë, që është kontrolli ndaj ekzekutivit. Dhe ky është mision ekskluziv vetëm i komisioneve hetimore. Nuk mundet, sigurisht, përmes mekanizmave, seancave dëgjimore e me radhë, ti ke mundësi dhe në komisionin e përhershëm, të thërrasësh për të kërkuar shpjegime për një çështje konkrete, por mbledhja e të dhënave, nxjerrja e rekomandimeve, propozimi për të ndërhyrë në legjislacion në vijim të hetimit që ke kryer, realizohet përmes një komisioni hetimor…

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.